Kozara Kati: Do kërkoj takim me Donald Lu, do i kthej dekoratën që na dhanë për AKIP

1 Tetor 2016, 15:11Sociale TEMA

Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Duke shprehur kundërshtinë e saj për faktin se ambasada amerikane e konsideroi protestën si organizim të opozitës dhe jo të AKIP, Kati ka thënë se do të kërkojë takim me ambasadorin Donald Lu.

Do kërkojmë takim dhe do i kthejmë pas dekoratën që na kanë dhënë”, tha Kati për portalin Newsbomb pas proteste.

Kozara Kati i referohet çmimit që paraardhësi i Lu, Aleksandër Arvizu i dha AKIP në vitin 2013, për kundërshtimin e të njëjtës çështje, atë të importit të plehrave.

Më 31 korrik, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane.  Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave.  Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë.  Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të publikuar tre vite më parë.

4 komente në “Kozara Kati: Do kërkoj takim me Donald Lu, do i kthej dekoratën që na dhanë për AKIP”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    U tha, u be..

  2. england says:

    Cfare niveli per fat te keq nga kush drejtohet aleanca kunder importit te plehrave!ne fakt me keto brockulla qe nxjerrin nga goja vetem se deshmojne qe kurre nuk kane mundur te bejne mire ne ate vend,kjo shprehje qe ka perdorur zonja i ka hije vetem nje 5-vjecare te ndonje kopshti qe pasi eshte merzitur me edukatoren qe e ka lene ne rreshtin e dyte jo na ate te parin,ja kthen lodren mbrapsht qe edukatorja ja kish dhene nje ore me pare!Eshte turp qe shoqeria shqiptare nuk po arrin te distancohet nga keto lloj sjelljesh femnore pa kuptim.

  3. L leshi says:

    Po pse moj kokkara nuk ishte pd ne proteste po pse moj tu mbyllte flet qesim ,po kujt i plasi qe do e kthesh dekoraten mbrampsht ti.

  4. Rr. B. Gramshi says:

    Ti kerkon t’i kthesh nje mirnjohje qe te ka bere nje ambasadori me origjine aziatike qe flet gjuhen tende njesoj per te mos thene me mire se ty , i shtetit me te fupishem te botes. Kjo ka vetem nje pergjigje; Bukeshkalur.Une kam vetem nje pyetje per ty; Kush je ti?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje