Në Francë, prej disa kohësh ishte ndërmarrë një fushatë kundër prostitucionit, e cila synonte që veç vajzave të abuzuara, të ndëshkoheshin edhe klientët e tyre.
Për këtë arsye, shoqata “Mouvemente du Nid,” krijoi një ëebsite të quajtur “Vajzat e Parajsës,” ku klientët mund të zgjidhnin vajzën e tyre të preferuar mes morisë së fotografive. Por, vajzat e shfaqura në ëebsite ishin të gjitha ish-prostuta, të vdekura kryesisht si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Fushata arriti të përmbyllej me sukses në 06 prill 2016, kur në Francë u votua ligji i parë kombëtar, i cili ndëshkon gjithashtu edhe klientët, të cilët zgjedhin të paguajnë duke furnizuar me para rrjetin kriminal që kontrollon prostitucionin.