Pamjet tronditëse të momentit kur dy oficerë policie në SHBA qëllojnë vdekje një person në rrugë, janë publikuar së fundi duke acaruar edhe më tej ndjeshmërinë e amerikanëve ndaj policisë.
Në videon e filmuar nga kamera e policisë, duken momentet kur ata përpiqen ta përplasin me makinën e tyre personin e pastrehë, i cili vrapon për t’i shpëtuar ndjekies.
Kur nuk ia dalin dot mbanë, dy oficerët e policisë zbresin nga automjeti dhe e ndjekin në këmbë 50-vjeçarin e pastrehë, duke e qëlluar 14 herë.
Joseph Mann mbeti i vdekur në vend, ndërsa më pas u zbulua se ai kishte probleme mendore.
ajde demokraci ajde, iken si qeni ne vresht,