FOTOT/ Bashkia vë dorë edhe tek "Myslym Shyri"

1 Tetor 2016, 21:06Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia vë dorë edhe tek "Myslym Shyri"

Një tjetër lagje e Tiranës ka nisur të rikualifikohet. Blloku i pallateve dhe shtëpive private mes “Rrugës së Kavajës” dhe Rrugës “Myslym Shyri” po marrin dita-ditës një pamje të re urbane. Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën e nisur prej pak javësh për rikualifikimin urban të zonës, vuri theksin te 50 kantieret e hapura në të gjithë qytetin dhe angazhimi i bashkisë për t’iu përgjigjur qytetarëve me investime.

“Kjo është një nga zonat model të Tiranës kur vjen puna te pagesa e taksave dhe korrektesën e treguar ndaj bashkisë. Pas shumë viteve erdhi koha që bashkia t’i kthejë investimin dhe t’i tregojë qytetarëve se me këtë rikualifikim i shtojmë vlerën çdo banese. Mjafton të shikosh rreth e qark e të kuptosh që këtu ka nevojë për dorë kudo, në fasada, trotuare, këndet e lodrave dhe në infrastrukturën e parkimit”, tha ai. Veliaj shtoi se bashkia po punon maksimalisht për të garantuar kushte sa më të mira, edhe pse është e vështirë të zhbëhet gjithçka që nuk është bërë si duhet në këto 25 vjet. Por, ai garantoi se përfundimi i punimeve në këtë bllok, si edhe në 50 kantieret ku po punohet aktualisht, garanton standardet e duhura për një jetesë normale.

“Këtu jemi në 1 nga 50 kantieret që kemi hapur në Tiranë, ndaj u kërkoj qytetarëve mirëkuptim, teksa po punojmë në 38 segmentet mes “Myslym Shyrit” dhe “Rrugës së Kavajës”. Megjithatë i garantoj që, siç ka ndodhur në çdo lagje tjetër, kur projekti të ketë përfunduar, do të jetë si dita me natën me situatën që kemi pasur këtu”, deklaroi ai. Kryebashkiaku tha se bashkia po punon hap pas hapi për të mos dëmtuar punët e kryera më parë, të cilat janë jo vetëm kosto financiare shtesë, por edhe shtim problematikash për qytetarët. Për këtë, ai theksoi se në fillim po punohet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, telefoni, ndriçim, dhe më pas do të kalohet me infrastrukturën në sipërfaqe.

“Mbaj mend se si ka qenë kjo lagje 1 vit më parë kur ishim në fushatë. Ndoshta nuk i zhbëjmë dot të gjitha çudirat shqiptare që janë bërë në 25 vitet e fundit me ndërtimet pa leje, megjithatë më vjen mirë që për herë të parë po respektojmë rendin e gjërave; fillimisht punojmë me nëntokën, që mos të shqepet menjëherë sapo të jetë mbaruar investimi për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, për kanalizimet e ujësjellësit dhe tubacionet e ujit, që pastaj kur të mbarojë edhe puna në sipërfaqe të mos i kthehemi më, por të vazhdojmë me problemet e tjera të zonës”, u shpreh Veliaj. Ai garantoi se bashkia do të marrë në konsideratë të gjitha propozimet e banorëve, por kërkon bashkëpunimin e tyre për të respektuar hapësirat publike, të cilat rrisin vlerën e zonës dhe shtëpive të tyre.

“Është mirë që të tërhiqen vetë nëse kanë bërë shtesa pa leje, në të kundërt do të ndërhyjë bashkia. Kemi pasur modele në gjithë Tiranën ku qytetarët janë treguar shumë bashkëpunues, e kanë kuptuar që 25 vitet e rumpallës morën fund dhe nuk mund të vazhdosh më që, në

kurriz të ambientit publik, të shohësh vetëm interesin tënd vetjak. Kjo do të thotë më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë për tjetrin, më shumë bashkëpunim me investimet e bashkisë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se bashkia po punon në çdo lagje të Tiranës me synimin për të garantuar një qytet më të mirë nesër.

Përveç rikualifikimit urban të këtij blloku banesash, Veliaj shtoi se në njësinë 7 do të ndërtohet edhe një shkollë e re. “Do të fillojmë ndërtimin e disa shkollave të reja, duke qenë se mësimi me dy turne është kthyer në problem. Tani që kemi sistemuar çerdhet dhe kopshtet, ka ardhur radha e shkollave. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, pra investime në infrastrukturë, por edhe në kulturë, me një mentalitet të ri, do kemi Tiranën e ëndrrave tona”, u shpreh ai.

Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët “Muhamet Gjollesha”, “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës” parashikon ndërtimin e sistemit të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, rikonstruktimin e rrugëve dhe të trotuareve për këmbësorët, por edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale. Bashkia do të mundësojë infrastrukturën e duhur edhe për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar apo edhe karrocat e fëmijëve. Pjesë e projektit që shtrihet në një hapësirë rreth 12 ha është edhe krijimi i gjelbërimit të nevojshëm, duke vendosur shkurre, pemë dekorative apo edhe lulishte.

10 komente në “FOTOT/ Bashkia vë dorë edhe tek “Myslym Shyri””

  1. Tarrasi says:

    Sa shume leke i jepka ky Rama ketij Eri Fikut !?
    Dhe sa me shume leke i jep, aq me veshtire behet te jetosh ne Tirane.
    Po ndonje lek per ne ketej nga Vlora a do hadhi vallë? Jo po ç’ne do thoni ju ! Ju keni hashashin; doni akoma, Ju !

    1. Klevis says:

      Une jam nga Vlora si puna jote dhe po shikoj keto gjera:
      1) Lungomare
      2) Rruga hyrese qe lidh autostraden me transballkaniken (jane prishur mbi 200 shtepi sepse ishte bere si Kandahar dhe nuk hyje dot ne Vlore)
      3) Bypassi i Vlores (shikohet qe nga Vlora se si eshte germuar Kanina)
      4) Rehabilitim i transballkanikes
      5) Unaza duke filluar mbrapa Bar Ini po behet
      6) Impianti i pastrimit te ujerave te qytetit dhe kanalet jane afer fundit dhe nuk do te derdhen me ne det te paperpunuara
      7) Thane qe ne Shtator duhet te kishte filluar rruga e lumit te Vlores. Jemi nje muaj me vonese. Te shohim nqs do te filloje.
      8) U prishen dhe shume shtesa e ndertime pa leje ne rrugen Vlore-Skele dhe Transballkanike dhe midis lagjeve.

      Jam dakord qe brenda lagjeve nuk eshte vene shume dore. Por eshte hipokrite te thuash qe nuk po behet gje ne nje kohe qe Vlora s’ka pare kurre punime ne keto 25 vjet dhe tani te pakten po behen disa gjera te domosdoshme.

  2. Gimi says:

    Po. Prishni shtesat pa leje, pastaj veproni.

  3. Gimiiii says:

    Po. Prishni shtesat pa leje, pastaj veproni.

  4. Petro says:

    Vendosja e ketyre dy pallateve eshte vendosje Kandahari.Ky i djathti eshte sikur te jeshe ne Aleppo.Kush mban pergjegjesi penale?

  5. Tironsi says:

    Erioni çdo ditë në punë, Lul-ushi tre vjet fjeti gjumë.

  6. Dreqi says:

    Ve dore .. hahahahahahaaaa hahaaaaa … amon ve dore … Jezusi ve dore mbi plage ……

  7. rob i zotit says:

    show dhe propaganda jane karakteristika primare e ketij personi , qe per momentin eshte kryebashkiak i Tiranes. Ne fund do te vleresohen shifrat dhe cfare ka bere realisht me buxhetet fryra nga taksat qe i merr popullit te Tiranes. Mjaft erjon me te shtunat dhe te djelat komuniste

  8. Huni says:

    O erjon vetem qendren se aty ke shoket me leke myslym shyrin po sa perqin more ktu i mut more dhe e rregullo..myslum keta..more 70 perqin per hater t cunave qi rrezikun jeten per ripjelljen dhe rezultati…cunat pa pune as i rregullim n zone=ju jeni..te pabese..te poshter..mashtrusa..dallavere..ju zonte haku popllit

  9. Asnjeansi says:

    Po ti “rob i Zotit” , ku jeton , ne cilin planet ? Nuk shikon qe , e gjithe Tirana eshte shndruar ne kantjer ndertimi dhe nuk ka qoshe te qytetit qe nuk punohet ? Natyrisht qe puna e bere , edhe do te propagandohet , drejtuesit e Bashkive , jane njerez politike qe perfaqesojne partite e tyre . Ti thua “per momentin eshte kryebashkiak” , ndersa e gjithe Tirana , thote : “do Zoti , t’a kemi sa me gjate ne krye te Bashkise” dhe urojne “t’u befte dite nje mije , more djale” , sepse u dogjen nga nje paraardhesi i tij , qe , per kater vjet , nuk ndroi qofte edhe nje llambe te djegur , ne rruget e kryeqytetit dhe si per ironi te fatit , tani ky ishi i Tiranes , kerkon te na behet as me pak e as me shume , por….KRYEMINISTER….a thua se , votuesin shqiptar , e kane lene mendte e kokes !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje