Tajfuni “Megi” ka goditur Kinën lindore, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, vetëm pak javë pasi Kina ishte goditur edhe nga një tjetër stuhi e fuqishme.
Ndërkaq, pesë persona kanë mbetur të vdekur nga tajfuni, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë skena vërtet dramatike, me qiejgërvishtës që shemben nga era, apo makina që përmbysen në rrugë.