Blu, e verdhë dhe e bardhë/ Çfarë kuptimi kanë vendet e parkimeve me ngjyra

2 Tetor 2016, 18:49Sociale TEMA

Per te parkuar ne Tirane duhet te orientohesh nga ngjyrat dhe zonat ku ndodhesh. Blu, e verdhe dhe e bardhe janë tre ngjyrat qe përcaktojnë llojin e parkimeve, ndërsa tarifat ndryshojnë sipas zonave.

Por me projektin e ri, rrugët e Tiranës do t’i shohim me shume  blu. Zona A qe përfshin qendrën dhe lagjet përreth saj deri ne kufirin e unazës, ka tarifat me te larta. Parkimi ne zonën B jashtë unazës kushton 50 leke ora, ndërsa zona C, ne lagjet me periferike, vendqëndrimi kushton 20 leke ora.

Te gjitha parkimet me pagese janë blu. Vijëzimet me ngjyre te verdhe tregojnë parkimet e dedikuara per taksitë dhe  subjektet private. Ndërsa ato me ngjyre te bardhe tregojnë vendqëndrimet e lira. Këto te fundit mund t’i ndeshim rralle dhe kryesisht ne zonat larg qendrës. Bashkia e Tiranës se shpejti do te nise aplikimin e kartës se rezidentit dhe fillimisht nga njësia me e madhe.

Banoret qe kane njësinë administrative ne kete zone te kryeqytetit do te pajisen me një pulle te personalizuar qe  vendoset ne pjesën e përparme te xhamit. Ne te do te shënohet targa e mjetit, numri i zonës, afati i vlefshmërisë se pullës dhe numri serial. Por kush e përfiton kartën e rezidentit dhe si do te merret ajo ?

Kjo kartë mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht: 1.

Certifikatë Familjare

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë ose huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti. 5.

Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Pasi banori te ketë siguruar pullën nga bashkia, ai do të ketë hapësirë parkimi në ¼ e zonës  brenda hapësirës ku është rezident, me përjashtim të sipërfaqeve dhe  rrugëve kryesore të përcaktuara me pagese. Por nëse rezidenti shkon ne nje zone jashtë njësisë se tij administrative, parkimi i tij do te behet  ose ne vijat e bardha te lira per parkim, ose tek vijëzimet blu me pagese. Pas projektit pilot ne njësinë 5, ky sistem parkimi do te shtrihet ne gjithë Tiranën. Karta e rezidentit do te jete me pagese dhe vlera e saj do te  varet nga afati i përdorimit  dhe numri i automateve per familje. /Vizion+

14 komente në “Blu, e verdhë dhe e bardhë/ Çfarë kuptimi kanë vendet e parkimeve me ngjyra”

  1. Adi says:

    Robt or Sorosiane te ndyre,
    qe po i beni banoret e Tiranes
    te heqein dore nga makinat
    me keto taksa, tarifa, gjoba, bllokime…

    1. Edkari says:

      pika 6 e 7 me ja fut Erit mbrapa

  2. hysni says:

    po pse behet ne njesine me me shume fshatare te tiranes???

  3. Tarrasi says:

    Ate nonen ku ta keni !

  4. ???????????????........................ says:

    KAPITALIZEM = MAFIE……………..!!!!!!!!!!!!!!!!!=SHFRYTEZIMI I NJERIUT NGA NJE PJESE E VOGEL E SHOQERISE!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. tema says:

    SHUME SHUME MIRE PO BEN BASHKIA ME KETO TARIFA , NJESOJ SI NE EUROPE . ESHTE RENDUAR TIRANA NGA MAKINAT . DALIN PER NJE KAFE PAPUNSAT .

    1. armand says:

      Papunsat I duan rruget te pashtruara dhe me pluhur. Lexo komentet dhe e kupton qe ky lloj mileti s’eshte akoma gati te civilizohet.

  6. Bond says:

    Plehra dhe felliqsira

  7. zaho says:

    Epo donit qytet me drita tani hani te Lenes

  8. Thanasi qe ta plasi says:

    Nuk jeni dakort me kete menyre? Athere dilni e protestoni. Popull dele

  9. grag says:

    Po policet e bashkise ai i keni pa? Me ato bllokueset e famshme ne dore! Vec mos e lenc makinen, vetem 5 minuta, tek vendet qe i kane caktua ato, sidomos afer autobuzeve! Te vishe e te shofesh cfare gallate ke spitali Kico Glozheni! Ka nje tabele te fshehur autobuzi ( aty parkon nje autobuz lagjeje, i mbire me ardhjen e Rilindjes, eshte sa nje furgon). Mirpo policete bashkise vijne tre here ne dite tek kjo tabele dhe cfare ka brenda 30 metrshit(sipas policit) bllokojne nga dy copee pernjeher. Keto jane jane makina te qytetareve te cilet vijne ne spital, per halle ose qoka lindjesh. Tabele eshte para maternitetit, teper qesharake , ka vetem nje autobuz te vogel. Asnje vizim,tabele be mes pemeve . Nuk duket gjekundi. E pra kjo tabele ka nje vite qe nxjerre perdite 18 000. Eshte para maternitetit. Qytetaret parkojne aty sepse ju duket e lire. Kur ata futen ne maternitet, e te shofesh kur dalin policet e bashkise! Eshte njoni me dhomb te rame! Kur ve bllokuesin, qesh si idiot, shpejton te hiki me ndonje klubpastaj! Pamja e tij prej kafshe, s’besoj se te vjen te mendosh “kjo eshte policia qe duam” . Ma te ligj nuk behet me! Sot se harroj, nje burre nga veriu me kater gra e la makinene aty! Sa u fut brenda spitalit, u turren dy kingat e Bashkise, e vune ganxhen. Kur u kthye zotnia me 4 grate qe kishte me vehte (duhet te ishin nga fshatrat e veriut) cfare te shihje. I pikelluar i vinte turp, grate e shkreta e shifnin ne sy. E djele, ku te paguantae leket (3100). Tamam nga ato personazhet e Migjenit. Duhet te ishte me seder! Me vone erdhi polici, i cili thoshte se e kish mushe fleten e gjobes dhe se kthente me. Pas dy oresh makina u lirua! Si, ishte e djele! Ku pagoi ku qytetar! E kishte rregulluar policia qe duam. Duke i marre leket e duke i thene se do shkonte neser ta “paguente” per qytetatin. Or Erjon djali po veru kufi ketyre policeve fshatar, veri ndonje rregull a kontroll. Le po po ju diskretitojne edhe ju. Kur duan gjasme me te mushe menjen te thone’ qe po mushim gropen e borxhit” ne e qisim rrogen tone per gjithe polocet e bashkise brenda gjysem muaji! Po, po kjo eshte policia qe duam! I pafshi hajrin! Te gjithe qytetaret i urrejne! Ne fakt kane filluar te kene respekt per policine e shtetit!

  10. Artan says:

    Mendoj cmimi real duhet 10 deri50lek.
    Po e rripni popullin nga te gjitha anet.
    Mos harroni populli nuk eshte budalla.
    Se shpejti vijne zgjedhjet.nje ish votuesi juaj.flm

  11. Rita says:

    Duhen kaq dokumenta per te marre pullen qe te lejon parkimin APO qarkullimin me makine ne vendbanimin ???? Nje burokraci qe te cmend !! Me dokumentin e qarkullimit te makines e karten e indetitetit cdo gje mbaron se po shkon ne Bashki e jo ne nje zyre private !! Nenkuptohet qe Bashkia ka adresen e vendbanimit te qytetarit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje