Shoqata kombëtare e pronarëve të shpronësuar me forcë: “Pronësi me drejtësi”, ia ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, ku e njeh me të gjithë shqetësimin ndër vite që kanë pronarët e tokave.
Duke e ftuar për një vizitë në Shqipëri dhe njohjen më nga afër të një prej çështjeve që ende s’ka gjetur zgjidhje, siç është ajo e kthimit dhe kompensimit të pronave, kryetari i kësaj shoqate, Rrapo Danushi, jep argumentet që i lidh me një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Letra e plotë e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”:
I nderuar Z. Buquiçhio,
Para së gjithash do të doja të shpreh, në emër të Shoqatës mirënjohjen time të sinqertë për ekspertizën që Komisioni i Venecias ka ofruar nëpërmjet Opinioneve e saj me vlerë në lidhje me çështjet delikate të reparacioneve sociale në Shqipëri.
Shoqata po ndjek me shqetësim iniciativat e fundit legjislative të ndërmarra nga autoritetet shqiptare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të shpronësuar me forcë. Konkretisht, në janar të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr 133/2015 “Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave” (përmendur më tej si: “Ligji nr 133/2015”).
Shoqata e ka kundërshtuar këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese në Mars të vitit 2016. Teksa priste një vendim në lidhje me ankesën e saj, Shoqata u informua (nga disa kanale mediatike) që në korrik 2016, Gjykata Kushtetuese kishte dorëzuar një kërkesë për të pasur një Opinion Amicus Curiae nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Pas verifikimit në faqen e internetit të Komisionit të Venecias u informuam se Opinioni Amicus Curiae pritet të miratohet nga Komisioni i Venecias në mbledhjen e tij të 108-plenare, në tetor 2016. Ne shpresojmë se Komisioni i Venecias do të vendosë të organizojë një vizitë në Shqipëri para miratimit të Opinionit Amicus Curiae në tetor 2016, për shkak se ne e konsiderojmë këtë vizitë një mundësi shumë të rëndësishme për të ndarë me anëtarët e grupit të punës të mandatuar në këtë kuadër shqetësimet tona në lidhje me ligjin e ri nr. 133/2015.
Përveç kësaj ne i’a kemi bashkëlidhur shqetësimet tona kryesore kësaj letre në formën e tre anekseve të veçanta. Ne i kërkojmë Komisionit të Venecias t’i njohë shqetësimet tona në bazë të këtyre arsyeve.
Së pari, pasi kemi studjuar në tërësi ekspertizën e dhënë nga Komisioni i Venecias në të dy opinionet e tij të mëparshme si dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Kushtetuese në përgjigje të tyre, vërejmë se kjo gjykatë nuk ka përcaktuar konkretisht kufijtë kushtetues të marzhit të vlerësimit që është i nevojshëm për ligjvënësin për të adresuar çështjen e reparacioneve sociale në Shqipëri.
Ne e gjejmë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim abstrakte dhe pa ndonjë rëndësi praktike. Ligjvënësi nuk kufizohet (si pasojë) nga ndonjë bazë autoritative juridike, e cila ka fuqi të parandalojë çdo tentativë të mundshme për të vendosur kufizime të pakontrolluara mbi të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.
Nga kjo perspektivë, ekspertiza e prodhuar nga Komisioni i Venecias në të dy opinionet e tij të mëparshme – edhe pse e hartuar prej më shumë se një dekade – është përsëri si relevante, ashtu edhe adekuate për të adresuar çështjet e ligjshmërisë, qëllimit legjitim, ekuilibrit të drejtë dhe proporcionalitetit të kufizimeve të përsëritura, të imponuara rishtazi me anë të ligjit nr 133/2015.
Gjendemi në këto kushte për shkak se çështjet që priten të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e ri Nr 133/2015 janë identike me çështjet që janë dashur të shqyrtohen nga kjo gjykatë që prej miratimit të Ligjit të Pronave të vitit 2004.
Duke pasur parasysh këto fakte jemi shumë të habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një opinion të ri në lidhje me çështjet e “vjetra”. Së dyti Shoqata është e mendimit se, në vështrim të juridiksionit të saj, Gjykata Kushtetuese është në pozita të përshtatshme për të udhëhequr me sukses tranzicionin e shoqërisë shqiptare drejt demokracisë.
Kjo Gjykatë mund të refuzojë çdo opsion ligjor që nuk përputhet me objektivat kryesore të reparacioneve sociale dhe bie ndesh me parimet dhe rregullat bazë të Kushtetutës. Ajo mund të udhëzojë autoritetet që të gjejnë respektivisht zgjidhje të përgjegjshme dhe efektive.
Ne dëshirojmë që Gjykata Kushtetuese të vendosë në këtë rast t’a zgjerojë fushën e saj të kontrollit edhe në të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me dhunë dhe të plotësojë me përmbajtje masat e përgjithshme të përshkruara nga GJEDNJ-ja në Vendimin e saj pilot në lidhje me rastin e Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë.
Ne dëshirojmë që kjo Gjykatë t’a bëjë këtë duke lexuar në një mënyrë koherente ekspertizat (e kaluara dhe atë të ardhshme të) Komisionit të Venecias.Ne shpresojmë Z. President, se Komisioni i Venecias do të vendosë t’i njohë shqetësimet tona.
QEVERIA E KALCES PO MERRET ME PRONAT E CAMEVE NE GREQI,,,SE KETO NE SHQIPERI I KA ZGJIDHUR SALIU ME ARGITEN,,,HAHHAHAH
Ishallah ju degjon dhe merr fund ky mankth
Tema thoni u kap dhe se leshoni me
Komenton.
ore zoterinj te shoqates se pronareve te shqiperise une qe po ju shkruaj jam nji viktim i ligjit 7501 jam emigrant ne kanada kam nji pasuri maramendshme ne bregdet ne borsh me kete pasuri sot do isha nje milioner ne pronat e mia me djersen time dhe te familjes sot per nji jete me te mire punoj me gruan pastrus ju tregova historine time qe te kuptojme se me letra venecias gjykates te strasburgut kemi 26 vjet qe roptohemi jemi te humbur ne jemi me te persekurtuar se ata politik kta te fundit e fituan te drejten etyre me greva urie kurse ne presim nga qielli zoterinj te shoqatave mblidhuni sa ma shpejte tani para zgjedhjeve te 2017 dhe vendosni nji date te protestojme dite nate deri sa te arijme qellimin tone heqjen e ligjit 7501 edi rama i ka bere planet me leket e shqiptarve dhe te droges do te ndertoje rezorte sic e deklaroje vete tek pronat tona ai po fal te evropianet pronat tona per te ruajtur pozicionin e tij si kryeminister po sluftuam po nuk sakrifikuam jemi te humbur per tere jeten ju lutem beni nji thirje qe te dalim ne proteste vereni thirjen ne faqen tuaj dhe lajmerime ne gazeta dhe medja me respekt nga familja ferro kanada
Rrapo Danushi, nën petkun e shoqëtës që drejton, me presione dhe shantazhe dokumente fallco ka përfituar tokë në kundërshtim me ligjin. Ky njëri është hajdut me çizme.