Berisha njësoj si Nano me ambasadorin amerikan (por ajo deklaratë i kushtoi rëndë)

5 Tetor 2016, 11:49Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rritur dozën e sulmit ndaj ambasadorit amerikan duke e cilësuar në mënyrë të hapur si “guvernator”.

Ndonëse disa herë e kishte nënkuptuar këtë gjë në fjalimet e tij publike, mbrëmë Berisha e tha shkoqur.

“Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mëndojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë c’të duan” – tha Berisha tek emisioni i Eni Vasilit.

Kjo është edhe akuza më e rëndë ndaj një përfaqësuesi të komunitetit ndërkombëtar.

Vetëm në vitet ‘90 njihet një qëndrim i hapur i tillë i një politikani shqiptar, sërish ndaj një ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe është pikërisht miku-armik i Sali Berishës, ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano.

Bëhet fjalë për verën e vitit 1993. Prokuroria, natyrisht e nxitur nga Berisha dhe mazhoranca e PD-së kishin nisur një fushatë për ta burgosur kryesocialistin riosh, pra vetëm dy vjet në krye të PP së konvertuar në Socialiste .

Blerim Çela, atëherë kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgatiti akuzën qeveritare ndaj liderit të opozitës për korrupsion.

Prokuroria e shqyrtoi sa hap e mbyll sytë dhe më pas e dërgoi në Parlament kërkesën për heqje imuniteti. Që, siç dhe pritej, u miratua me shpejtësi.

Pas kësaj arrestimi i Fatos Nanos ishte çështje orësh.

Pak para arrestimit, Nano mbajti një takim në Akademinë e Arteve para mbështetësve të tij ku bëri deklaratën më të fortë kundër SHBA-së, që do t’i kushtonte atij karrierën e ardhshme politike.

 “Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetit ballisto-fashist që po riinstalohet në Shqipëri nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e fëmijëve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale…

…Berishën, Kalakulën, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën, Spahinë e të tjerë, që deri dje i kërkonin favoret e Enver Hoxhës edhe deri me letra besnikërie nga birucat e burgut, i tremb Partia Socialiste…

Këtë e kanë ndjerë edhe diplomatë të tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin. Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kënaqësia e tyre patologjike për të urdhëruar një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe iu kundërvunë zbatimit të skenarëve dhe planeve të pluhurosura të antikomunizmit makartist të përgatitur jo vetëm për vendin tonë, në periudhën e ‘doktrinës Truman’ të pasluftës. Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para mesazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cilat kanë nënshkruar në zyra sekrete.

Ata që aq shumë flasin për lirinë, marrin frymë vetëm nga thesi ku i kanë futur dhe ku ua kanë mbyllur edhe kokën. Kështu dhe ata vetë do të shkojnë siç kanë nisur, drejt asfiksisë. Fundet e diktatorëve dhe diktaturave janë të pashmangshme. Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri. Politika për Shqipërinë nuk bëhet në Shqipëri, për shqiptarët e me shqiptarët…

…Unë jam shumë i qetë, jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as bango e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm… Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi…”

Kjo ishte fjala e Fatos Nanos, i cili në mënyrë direkte anatemoi dy përfaqësues zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë.

Rrodhën shumë ujra pas asaj deklarate.

Fatos Nano qëndroi në burg deri në vitin 1994, ndërsa nga PS-ja u ftuan për vizitë në Departamentin e Shtetit: Sërvet Pëllumbi, Kastriot Islami dhe Pandeli Majko.

Ky i fundit duket se u piketua si njeriu që do të ketë mbështetjen e Uashingtonit brenda së majtës.

Berisha u rrëzua nga pushteti në vitin 1997 dhe Fatos Nano fitoi zgjedhjet me më shumë se 2/3 e votove duke u zgjedhur Kryeministër.

Por qeveria e tij nuk qëndroi dot asnjë vit, pasi u rrëzua dhe si pasardhës i Nonis erdhi Pandeli Majko.

Nano u tërhoq përkohësisht dhe jo për gjatë. Pas një viti risulmoi Majkon dhe rimori kreun e PS-së. Qëndron për 3 vjet në heshtje dhe i merr Ilir Metës qeverinë duke bërë pakt me Sali Berishën për kreun e shtetit.

Por që nga 2002 e deri në vitin 2005 kur e la qeverinë, pavarësisht se Shqipëria pati një rritje ekonomike dhe vendi po gëzonte një lloj boom-i falë shpërthimit të industrisë së ndërtimit dhe riciklimit të parave të krimit në ekonomi, Fatos Nano nuk e gëzoi kurrë mbështetjen ndërkombëtare, gjë që e ka vuajtur edhe në vitet e mëtejme ku ka synuar hyrjen nëpërmjet zgjedhjes si kryetar i shtetit.

Duket se gjithçka lidhej me deklaratën e vitit 1993…

Tesheshi.com

11 komente në “Berisha njësoj si Nano me ambasadorin amerikan (por ajo deklaratë i kushtoi rëndë)”

  1. Epo kjo pune... says:

    kur qeni shkon e permjer tek dera e xhamise, i ka ardhur ngordhja eshte nje shprehje… ike dhe ti per lesh o palo … ik dhe prit me pordhe ne zemer se cfare do beje drejtesia per ty e sorrollop se na jeni bere si shushunja pas qafe cerekshekulli dhe po vjen koha ti villni ato qe i moret ketij populli hallexhi.

  2. Syrja Qarri says:

    Duke mbajtur ne dore flamurin e Proamerikanizmit mund te themi dhe mund te shkruajme cfare te duam.
    Por Berisha, ne rastin e Ambasadorit Lu ka PLOTESISHT te drejte.
    Vetem nje Qorr, nje Shurdh, nje pa Tru ( ose atij qe “ashtu j’a do puna) nuk e kupton qe Lu-ja eshte bere me shume Rilindas sesa vete rilindasit me te spikatur. Bile Ahmetaj, Spiropali , Balla dhe Gjylameti ndihen xheloze per kete gje.
    Mbrojtja me e keqe ne kete rast eshte ajo qe trumbetohet vend e pa vend se Lu-ja flet ne emer te Departamentit te Shtetit dhe jo ne emrin e tij personal. Njohim PLOT histori te tilla sa per te mos qene kaq syleshe dhe naive.
    Sa per ate se “Nanon e pame se cfare e gjeti” i takon t’a kete pare “TemA” dhe Merua, pasi te gjithe e dime se Fatos Nano po jeton sot i qete , i lumtur, i gezuar dhe ME I PASUR sesa kur ishte ne krye te vendit.

  3. Leone-53 says:

    Shqiperia ka qene MISTER si ne kohen e komunizmit dhe vazhdon te jete edhe tani ne kohen e te ashtuquajtures demokraci alla shqiptare.
    Arsyeja eshte se si dje dhe sot qeveriset nga ata qe kane dale nga MITRA E PERGJAKUR E P.PUNES(komuniste)!…

  4. Persheshi says:

    Gazetarit te persheshit mund ti thoni te lexoje pak me shume, se nano ndenji ne burg deri ne 1997, madje madje nuk dilte nga qelia, edhe kur u hapen burgjet…

  5. keli says:

    o ju temes kjo qe aludoni eshte pa lidhje fare, gjeni ndonje gje tjeter

  6. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 7:40:50 PM EDT

    Opinione SOVRANITETI…

    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?

    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork

    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozof shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohorasim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni ( vini ) veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

  7. Shqipe says:

    Me se fundi edhe shqiptaret ja harriten dites te heqin qafe kete letyre.
    Me se fundi edhe “Plakut Mere”, “Shaban Qoses”, Mareshallit-
    SaliQën Berisha(Qëni qe te ha tinëz), ketij antishqiptari, pasardhes biologjik i Karaxhiçit,
    qe sikurse thone shkodranet: “Nate e dite rri tuj mendu, si ta bëj mutin sapu”,
    pshuri ne dere te xhamise. Shqiptaret e zgjuar dhe durim medhej, kane nje shprehje
    kuptimplote per kete situate: -Kur i ha bytha dhise(Sales), ha buken e bariut(SHBA).

    Me kete rast, do te marre me vehte edhe altoparlantin e tij Lulëzimen me nje pamje
    madheshtore, me ate mjeker qe italianet i thone ”Barba a Pizzo Fondo Schiena”, dhe
    në shqip i thonë Prapanica, te Ndenjurat apo shkurt By..a. Imagjinoni se si ndjehen ata
    qe bisedojne me Lulëzimen-Kete yll në ngjitje, drejt 313-tës dhe si heqin dot syte nga
    mjekra-bythë, e tij.
    Ky manipulues i llahtarshem shqipfoles, por edhe i dokumentave te institucioneve
    merikane dhe europiane të habit me “standardet” e hipokrizizë, qe ja kalojne edhe Uriah Heep.
    Kjo pjelle politike deshtake e nje ”mostre” si Mareshalli SaliQëni -”Qenit qe te ha tines”,
    këtij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-
    MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, te kujton gjithashtu Robert Çamçakezin,
    qe vinte verdalle neper ”kantjere”?!
    Nje gje eshte akoma e pa qarte. Kush do ta gjeje shokun brenda(313-tës).

  8. Gazeta 24/1 says:

    Tani mud te kuptojne te gjithe shqiptaret “KONSENSUSIN” e Saliut dhe PD.
    Saliu i dhjere, e fimosi vete Dratin e Drejtesise dhe detyroi edhe zagaret e tij.
    Por rruget e Zotit jane te pafundme, me se fundi edhe shqiptaret ja harriten
    dites te heqin qafe kete letyre qe e ndyn emrin ahqiptar.
    Me se fundi edhe “Plaku Mere”, “Shaba Qosja”, Mareshalli SaliQën Berisha(Qëni qe te ha tinëz),
    ky antishqiptar, pasardhes biologjik i Karaxhiçit, qe sikurse thone shkodranet:
    “Nate e dite rri tuj mendu, si ta bëj mutin sapu”, pshuri ne dere te xhamise.
    Shqiptaret e zgjuar dhe durim medhej, kane nje shprehje kuptimplote per kete situate:
    -Kur i ha bytha dhise(Sales), ha buken e bariut(SHBA).

    Me kete rast, do te marre me vehte edhe prostitute e tij politike, altoparlantin e tij Lulëzimen
    me ate pamje shvejkjane, me ate mjeker qe italianet i thone ”Barba a Pizzo Fondo Schiena”,
    dhe qe në shqip i thonë Prapanica, te Ndenjurat apo shkurt Bytha. Imagjinoni se si ndjehen ata
    qe bisedojne me Lulëzimen-Kete yll në ngjitje, drejt 313-tës dhe si heqin dot syte nga
    mjekra-bythë, e tij.
    Ky manipulues i llahtarshem i dokumentave te institucioneve merikane dhe europiane
    të habit me “standardet” e hipokrizizë, qe ja kalojne edhe Uriah Heep.
    Kjo pjelle politike deshtake e nje ”mostre” si Mareshalli SaliQëni -”Qenit qe te ha tines”,
    këtij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-
    MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, te kujton Robert Çamçakezin,
    qe vinte verdalle neper ”kantjere”?!

    Rrofte Ambasadori Donald LU qe perfaqeson SHBA.

  9. arben says:

    O njerez injorante qe perpiqeni te tundni flamurin e te qenit sovrane ndaj te huajve.Edhe shqiptarin me te pa ditur e banor ne nje cep te humbur te vendit po te pyesni do tu pergjigjet se ky vend ashtu sic e katandisen Saliu e cakejte e tij nuk behet per se mbari po qe se nuk ve dore Amerika.Cfare prisni te thote Basha e kompani per nderhyrjet dhe keshillat qe vijne nga miqte e pertej oqeanit kur te gjithe e dine se duart e tyre jane te zhytura aq thelle ne korrupsion sa jane ata te paret qe i pret gijotina e drejtesise.Normalisht qe si i mbyturi do te kapen pas fijeve te flokut me shprese se do te shpetojne dicka.Por sado te perpiqen fundi eshte nje.GIJOTINA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje