VIDEO/ Shoferi tenton t’iu japë ryshfet, policët e arrestojnë

6 Tetor 2016, 12:22Kronika TEMA

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Shpëtim Mema, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë AB 709 T, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti me pasagjerë  nën moshë, nxënës të një shkolle 9 vjeçare,të pa siguruar me rrip  sigurimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për  veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga nenet 244 të  Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje