VIDEO/ Lajmet me “burime të Prokurorisë”, po lënë në baltë edhe “qytetarin dixhital”

5 Tetor 2016, 18:51Kronika TEMA

3 oficerë të policisë gjyqësore ishin pjesë e operacionit kundër një grupi që kultivonte lëndë narkotike në Vlorë.

Kanabisi u gjet i kultivuar midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë. Brenda 6 kasolleve u gjetën rreth 2.000 bimë në proces tharjeje si dhe rreth 5.250 rrënjë narkotike të mbjella në lugina dhe zona të thella.

Këto të dhëna ishin pjesë e njoftimit të Policisë në përfundim të operacionit, kryer një ditë më parë.

TemA ka mësuar se duke i paraprirë këtij njoftimi zyrtar, për t’i shërbyer mesa duket luftës së hapur që organi i Prokurorisë po i bën policisë dhe ministrit të Brendshëm, disa “burime” që nuk pranojnë të identifikohen u thanë disa mediave me telefon, se sasia e kapur ishte 10 ton hashash.

Se përse zgjedhin të fshihen pas “burimeve”, zyrtarët e Prokurorisë që përpiqen të mbajnë gjallë luftën kundër ministrit Tahiri, është e qartë. Ndryshe do ta kishin lehtë t’u referoheshin të dhënave që kanë firmosur oficerët e Krimeve të Rënda për shifrat e drogës së agjësuar.

Por edhe më i qartë është përdorimi i organit të akuzës për luftë politike, duke u bërë konkurent i “qytetarit dixhital”, ekskluzivitet i Berishës.

1 komente në “VIDEO/ Lajmet me “burime të Prokurorisë”, po lënë në baltë edhe “qytetarin dixhital””

  1. Briklona says:

    Leri Saimir djali te lehin qente, vazhdo punen, ke popullin me vete, je ne rrugen e duhur, ke prekur interesat e krimineleve te shqupit prandaj jane bere si bisha, te etur per gjak.
    Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi ne lidhje me policine e shtetit eshte dora dhe kthetrat e korbit te zi me emrin me te ndyre te historise sone Sali bisha dhe me nder pd.
    Ju, vazhdoni te beni punen me sukses si gjithmone, lereini te fryhen deri sa te pelcasin si pashai turk ne kohen e Gjergj Kastriotit (nuk me kujtohet emri)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje