Operacion antidrogë në Vlorë, në Itali kapet nga gomone me 734 kg marijuanë e nisur nga Vlora

5 Tetor 2016, 11:18Kronika TEMA

Policia në Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar një operacion të përbashkët ku u arrestuan në flagrancë 6 persona.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2.000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5.250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të gjashtë personave për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

1-  Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.

2-  Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.

3-  Klajdi Imeri, 21 vjeç,  banuese në Vlorë.

4-  Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

5-  Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

6-  Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,

– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,

– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 734 kg marijuana në Itali. Arrestohen 3 shqiptarët

Trafiku i drogës në aksin Shqipëri-Itali, më saktësisht nga pika e Salentos, duket se nuk ka të ndalur. Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, një sasi tepër e madhe marijuane është kapur në det nga Guardia di Finanza italiane, të cilët operonin në kanalin e Otrantos.

Pas një ndjekjeje jo shumë të gjatë, 3 shqiptarë janë arrestuar, të cilët transportonin me anë të një gomoneje mbi 700 kg marijuanë.

Operacioni antidrogë, i disati i zhvilluar gjatë muajve të fundit, ka nisur në Otranto, kur motovedetat italiane kanë pikasur një gomone të përmasave të mëdha, të aftë të lundronte edhe nëpër oqeane, e që udhëtonte në drejtim të Lecces. Në bordin e saj ndodheshin 3 skafistë shqiptarë dhe 734 kilogramë drogë e llojit hashash.

Tre shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgimin më të afërt, në pritje të ngritjes së akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga e sekuestruar kap një vlerë të përafërt tregu prej 7 milionë eurosh.

3 komente në “Operacion antidrogë në Vlorë, në Itali kapet nga gomone me 734 kg marijuanë e nisur nga Vlora”

  1. Korabi says:

    E mo keta Italianet e llogarisin me 10 mije euro kilen. As kur shitet me grame nuk i shkon aq cmimi se sipas kesaj llogaria atyre te tjereve qe kishin 10 ton ju kane marre 100 milion euro mall.

  2. Shkodrani says:

    Jooo, kjo nuk eshte e mundur. Policia do pendohet rende per gabimin e bere. Kane gjetur gabimisht rezerven personale te Edvinit dhe Saimirit. Do ta shohin ata policet se cdo ti gjeje.

  3. Gasper says:

    Vazhdoni vazhdoni qe te rritet pak cmimi se ka vajtur sa kilja e duhanit, jo per gje, por ju ngeli stocku pa shitur ketyre te partise ne qeveri qe e kane magazinuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje