Policia e Tiranës ka dhënë detajet e ndalimit të tre të rinjve të ndaluar me 700 g kokainë në Tiranë.
Atyre iu është sekuestruar edhe një pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit “, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
1.Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
2.Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
3.Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajties nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën “5 Maj”, shtetasit e lartëpërmendur po udhëtonin në mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.
Në momentin e ndalimit nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “Kokainë”, me peshë 659 gramë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
– 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geci)
– 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT
– 1 automjet tip “Ford”
– 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.
O gazetare l..e cjane keto qe shkruani si analfabete dhe tamam si ato plakat e lagjes qe per cdo gje qe degjojne e bejne qimen tra edhe ju nga 700 grame na i kthyet ne 7 kuital.