SGS Automotive Albania reagon ndaj rastit korruptiv denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”

4 Tetor 2016, 17:37Kronika TEMA

Një rast korruptiv, në të cilin është përfshirë një nga punonjësit e SGS Automotive Albania, të QKT Lushnjë është publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” të datës 03 Tetor 2016.

SGS Automotive Albania  dënon ashpër rastin në fjalë dhe bën me dije se ka

Pas kësaj ka reaguar kompania.

“SGS Automotive Albania  dënon ashpër rastin në fjalë dhe bën me dije se ka proceduar me largimin e menjëhershëm nga puna të punonjësit të përfshirë në këtë rast korruptiv, si dhe referimin e rrethanave të këtij fakti në organin kompetent të procedimit penal.

Duke falënderuar redaksinë e këtij emisioni, për evidentimin e këtyre praktikave korruptive,  SGS Automotive Albania siguron se çdokush i përfshirë në këto praktika do të jetë subjekt i ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënies së punës.

SGS Automotive Albania garanton të gjithë qytetarët se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik prandaj vendos theksin në inkurajimin e denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tonë të telefonit:  +355 44500480 dhe e-mail : [email protected].

Vëmë në vëmendjen tuaj sërish, se siguria rrugore është qëllimi ynë kryesor dhe lusim të gjithë qytetarët që marrin shërbimin e ofruar nga SGS,  të  paguajnë vetëm vlerën e tarifës zyrtare të kontrollit teknik të automjeteve.”, thuhet në reagimin e tyre.

 

1 komente në “SGS Automotive Albania reagon ndaj rastit korruptiv denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare””

  1. Leo says:

    Hihihi sa serioz duken me kete deklarate,sikur te mos jen ne dijeni qe jo vetem ne lushnje por edhe ne qytete te tjera PAGUHET 100% e sigurt qe paguhet kudo,diku i kerkojne ti lesh te letrat,diku te kutia e tymit cigares etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje