"Raporti sekret" mbi drogën i publikuar nga portali i Zhejit, MB: Fabrikimi i lajmit fsheh interesa kriminale!

4 Tetor 2016, 15:12Kronika TEMA

Lidhur me lajmin e publikuar në median online 360grade.al” e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Ai që është cilësuar si raport sekret, është vetëm vazhdim i “dokumentave” të fabrikuara e të sajuara qëllimisht‎ për të shpifur e hedhur baltë mbi punën e Policisë.

Raporte të tilla të ngjashme të fabrikuara më herët edhe nga redaksi të tjera lajmesh, dalin përtej misionit të medias për informim të publikut, pasi tentojnë të kthehen në “armë” me synim goditjen e policisë dhe punën e saj.

MPB deklaron me përgjegjësi edhe njëherë se një raport i tillë, botuar në median online, nuk ka egzistuar dhe nuk egziston.

Ministria e Punëve të Brendshme beson se qëllimi i fabrikimit të këtij lajmi, fsheh interesa personale, politike, por që në thelb mbeten interesa të paligjshme e kriminale.

MPB përsërit se rezultatet kundër drogës janë prova e vërtetë e vullnetit dhe punës së Policisë së Shtetit. Një tjetër provë e kësaj dëshmie, është besimi i palëkundur i partnerëve ndërkombëtarë.

Duke mbetur në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar që nevojitet për të përmbushur çdo standart për transparencë, MPB-ja i bën thirrje medias të verifikojë zyrtarisht informacionet përpara publikimit të tyre.

3 komente në ““Raporti sekret” mbi drogën i publikuar nga portali i Zhejit, MB: Fabrikimi i lajmit fsheh interesa kriminale!”

  1. Geri NYC says:

    Ju te Temas dje akuzuat Kocon,edhe Mero beri nje shkrim,tani na del qe ishte Zhuli! Qe Koco eshte Koqe dihet,por mos shtremberoni lajmet vetem se s-ju pelqen ai.

  2. LORA says:

    Perderisa raporte te tilla (eh sa flligshti te tilla do te n’a shohin syte tek kampi i gebelsianeve te dr.dhjeramanit )qe dalkan jashte misionit informues dhe qe synokan goditjen kriminale te punes se lavderueshme te Policise se Shtetit,a nuk duhet te kete penalitete te pameshirshme per kete ?????????
    Vetem ndeshkimi penal ekzemplar I paudhesive qe cenojne rende sigurine e njerzve dhe ate kombetare,,,,,mund te vere ne hudut sektorin e shperfytyruar te mediave klienteliste dhe gangsteruce.

  3. Eri says:

    Populli thote se ku ka ze nuk eshte pa gje. Dhe Sajmes i dalin lajme me droge cdo dy dite. Nuk me duket se eshte aq i paster sa pretendon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje