Nëna e njërit prej viktimave të Dajçit, 30-vjeçarit, Gacalin Kopshti, ka qenë ndër të parat që ka shkuar në lokalin ku u vra i biri.
E shkatërruar nga dhimbja ajo thotë se ai është vrarë aksidentalisht.
“Ma vranë djalin me bukë në gojë”- ka thënë ajo për “ReportTV”.
Shtëpitë e viktimave kanë qenë afër me lokalin ku ndodhi masakra e mbrëmshme dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në minutat e para, kur viktimat nuk ishin transportuar në morg.
Nga dëshmitë e para mësohet se Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte në tavolinë me autorin dhe personat e tjerë.
Të njëjtën gjë mësohet të ketë thënë edhe xhaxhai i viktimës, i cili thotë se ai nuk ishte përfshirë fare në lojën e pokerit me autorin, që duket se ishte edhe shkak i masakrës.
Xhaxhai i 30-vjeçarit tregoi për Report TV ngjarjen e rëndë që ndodhi duke u marrë jetën dy personave, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Jemi të tronditur. Autori pas sherrit ka hyrë brenda në lokal dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, ndërsa 4 të tjerë janë të plagosur.
Në momentin që Miklovan Parubi ka hapur zjarr të gjithë kanë qenë të ulur në lokal”, tha ai.
Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ishte duke luajtur me autorin dhe personat e tjerë.
“Gacalini sapo kishte mbërritur në lokal për të sjellë një vegël pas peshkimit dhe është vrarë nga breshëria e automatikut të Miklovan Parubit” u shpreh xhaxhai i viktimës.