Mjeku që denoncoi rastet e alergjive tek punonjësit e kanabisit në Tiranë, ka qëndruar për disa orë në Komisariatin Nr.5, ku është pyetur në lidhje me statusin e tij në “Facebook”, që shkaktoi reagime të shumta.
Ndërkohë, policia ka kërkuar të marrë edhe deklarimet e pacientes, foton e së cilës e publikoi mjeku në rrjetin social, por rezultoi se ajo nuk banonte në Tiranë.
Mjeku Mhill Gecaj publikoi edhe bisedën me pacienten e tij, e cila i ka rrëfyer se merrej me përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori deklaroi se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës, por 3 km në vijë ajrore nga qendra, raporton BË.
“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?
‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha! Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës.
Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, shkruan mjeku.
Ajo që vlen për t’u nënvizuar është se Mhill Gecaj është kryetar i Partisë Lidhja Demokristiane, aktualisht në koalicion me PD dhe aleancën e djathtë, që e ka kthyer tashmë në devizë luftën ndaj mazhorancës përmes akuzave për kultivim dhe trafik droge.
Madje Gecaj, pavarësisht se është në krye të njërës prej partive demokristiane, pavarësisht se është në aleancë me PD e Bashës, ai ka qënë i palëkundur një ithtar i Berishës.
Njoftimi i policisë:
Në njoftimin e policisë, thuhet se është proceduar në gjendje të lirë një mjek i cili ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhrin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe mosdhënie informacioni.
“Më datë 03.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 5, proceduan në gjendje të lirë të shtetasin M.G. 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Kamëz.
Procedimi i këtij shtetasi ka nisur pasi ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhrin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I.
Sipas deklarimeve te mjekut, pacientja dyshohet të ketë marrë dëmtime gjate kultivimit te bimes narkotike Cannabis Sattiva. Shtetasi M.G., në faqen e tij të “Facebook” ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në datë 24.09.2016, rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore Kamëz, është paraqitur dhe ka marrë mjekim, e sëmurë me alergji shtetasja F. I.
Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”“, njofton policia.
Ky qenka “doktor dixhital” i Sali Kriminelit.
Ama titull karakteristik propagandes se zakonshme tuajen.
O injorant, ketu fshati digjet dhe panorama kryeht duke bere propagande kunt do kunder qeverise.
Sa gjyhaf, mbase falimentoni neser dhe nga halli filloni pune ne plantacionet e kanabisit.
hahahaha,
cfare ironie. Denoncon per hashashizim te vendit dhe procedohet ne gjendje te lire se ka publikuar te dhena personale te pacientit
ne kundesrshtim me urdherin e mjekut.
Hahahaha
ketu absurditetet skane fund.
ha MUT o MERO ha