I dyshuari si i përfshirë në grabitjen e Bankës Kombëtare Tregtare në zonën e ish- Bllokut në kryeqytet, Robert Kulla, do vijojë të qëndrojë në qeli.
Gjykata e Tiranës dha sot masë sigurie shtesë me 15 ditë burg, për Kullën pas kërkesës së Prokurorisë, pasi Gjykata e Apelit vendosi në mes të shtatorit 30 ditë burgim.
Robert Kulla njihet si djali i “të fortit” të Tiranës, Nehat Kulla, i cili ka mohuar të ketë gisht në grabitjen e BKT-së në zonën e ish- Bllokut më 8 gusht.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 35- vjeçari ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë në plazh. I riu ka sqaruar më tej se të ndaluarin tjetër Roland Litin, e ka mik prej disa vitesh dhe i ka dhënë para borxh.
Ndërsa për paratë që ju gjetën në momentin e arrestimit ka thënë se i ka nga qeratë e magazinave në pronësi të tij.