Nuk reshtin humbjet e jetës njerëzore, nën dyshimin se ndodhin për pakujdesi të mjekëve të spitaleve tona.
Një foshnje dy ditëshe ndërroi jetë të dielën në Maternitetin e Pogradecit, ndërsa policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë të mjekut. Mjeku pediatër procedohet për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur.
Foshnja ishte fëmija i parë i ciftit Agron dhe Suela Hyka. Pak orë pas lindjes, mjekët u kishin thënë se foshnja ishte mirë, dhe më pas i lajmëruan se ndërroi jetë.
Policia sqaron se, procedimi ndaj tij filloi pasi, dje në Maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe (gjinia mashkull) babai i të cilit shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte-Pogradec, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.
Nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë që pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Mjekimi i pakujdesshëm”.
Mjekesia ka marre fund. Mjeket, nje pjese jane kriminele dhe pjesa tjeter jane te paafte – kane mbaruar ne kohen qe qeverisi qoftelargu. Qe nga viti 1990, qoftelargu shkaterroi gjithcka: shendetesine, arsimin, policine, gjykatat, prokurorine, financat, territorin etj. Ai eshte krimineli me i madh qe ka pare historia shqiptare. Mallkuar qofte ky dhe kush na e la peshqesh.