Shpërthim në Kamëz, i vihet eksploziv banesës së një femre

2 Tetor 2016, 09:43Kronika TEMA

Kamza është tronditur gjatë natës nga një shpërthim i i një sasie eksplozivi në një banesë. Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të shtunës duke u gdhirë e diela në një banesë në Kamëz, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.

“Më datë 02.10.2016, rreth orës 02:25, në rrugën “Athina”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetases D. S., ka ndodhur një shpërthim/

Si pasojë e këtij shpërthimi bëhet e ditur se banesa ka pasur vetë dëme shumë të lehta materiale, ku është deformuar pjesa e poshtme e portës së jashtme.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse, ndërkohë që Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes”, raporton Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje