Këshilli i Europës rrëzon tre kandidatët e Qeverisë për në Strasburg? Qeveria: Ja si është e vërteta

30 Shtator 2016, 15:22Kronika TEMA

Këshilli i Europës raportohet se ka rrëzuar sot tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ende nuk bëhet e ditur cila është arsyeja përse është marrë ky vendim, por në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Disa media raportojnë se tre kandidateve nuk eshte dhene arsye perse nuk jane intervistuar sot.

Ne te njejten kohe behet e ditur se Qeverise i eshte kerkuar te dergoje tre kandidatura te tjera.

Por burime nga qeveria shqiptare bëjnë me dije për gazetën TemA se nuk ka ende nje qendrim zyrtar nga ana e Strasburgut ne raport me ngercin ne te cilen ndodhet procesi i perzgjedhjes se kandidatit shqiptar per anetar te gjykates se te drejtave te njeriut.

Ne ditet e ardhshme pritet jo vetem nje qendrim zyrtar i paleve, por edhe hapat e metejshme qe do te ndermerren per te cuar perpara procesin.

Qeveria shqiptare përzgjodhi pak javë më parë tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Komisioni përzgjedhës i përbërë nga konstitucionalistë dhe ekspertëve ligjorë ka vendosur të përzgjedhë kandidaturën e Sokol Berberit, aktualisht anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ish kryeprokurores Ina Rama, si dhe ekspertit të Reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi.

Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhet një kandidat, i cili do të zëvendësojë gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku. Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

14 komente në “Këshilli i Europës rrëzon tre kandidatët e Qeverisë për në Strasburg? Qeveria: Ja si është e vërteta”

  1. Raimond vlonjati says:

    Ina duhet atje per te bere pergjime dhe pastaj tja jspe Rames

    1. Edkari says:

      Ja paskan dhjere Fatmir Xhafes kunatin.

  2. Plehrat e "drejtesise shqiptare" says:

    HORRAT E BULEVArDIT DUHET TE RICIKLOHEN NE DET……jeni te pacipe, o plehrat e drejtesise.Bravo, Strazburgu thyeja koken mafjozeve te Plepave.

  3. Zzzzz says:

    PO TE REKOMANDONI LEGENA DOMOSDO DO TE REFUZOHEN ….PASI JU. ASHTU SI SALI DONI NKEREZ TJU SHERBEJNE JU DHE JO POPULLIT ….VINI SOKOL COMON…….TE NDERPNI KOMBIN!!!!!!!

  4. capi dhia says:

    Qeveria shqiptare, ndonese e dua shume, eshte treguar LOQE.
    Sepse.
    Drejtesia shqiptare eshte ne kulmin e miratimit te kuadrit ligjor te reformes ne Drejtesi.
    Qe do te thote: stop propozimeve ne fjale dhe te tjerave pa kaluar ato me pare ne lavatrice.
    Pra.
    Miratimin paraprak edhe per tre kandidaturat ne fjale duhet ta bejne SPAKU, SPIKU,Gjykata, Hetuesia speciale, e ku di une, qe po i prodhon Reforama.
    Me kete rast, me kandidaturat, Qeveria u nxitua,
    Ose.
    Shfrytezoi rastin per ti djeguar, me duart e Keshillit Europes, ato te TRE.
    Gjithesesi.
    Ky eshte nje fakt qe na tregon, pothuajse shkoqur, se Qeveria tone e dashur nuk e ka me shume qejf zbatimin korrekt te Reformes ne Drejtesi, por, ka me shume qejf perdorimin politik te Reformes.
    Nese vertetohet kjo e fundit atehere … .

  5. pro says:

    ..ka ikur koha e kukullave..ata mund te jene shume te mire…por ky vend nuk po ecen me riciklime…pranoni nje here te talentuarit..kerkoini se do t’i gjeni ,por jo midis miqsh..

  6. Spartaku says:

    Mendoje se kandidatura e Ina Rames ka qene me e mira.Ajo ja vlen te jete ne kete forum drejtesie ne europe.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E ke gabim Spartak.. Ver Llapa, Cim Peka ose Nard Ndoka do ishin me te denje se ajo..

  7. Lpl. says:

    Fari Balliu tha se i kane refuzuar per arsy se jane erzgjedhe pa transparence dhe jo se jane figura te papershtatshme nganjehere nuk na kuptojne keta vetull tradhet e Evropes .Dhe ky shpjegim i 55 ses me duket me real se ai qeverise qe perdrell gishtin e kembes duke u munduar ti japi luster gjerave ku me teper i japin rendesi bojes se te vertetes .Po me pelqen Hari Balliu keto kohe qe eshte ne opozite se eshte realist ndryshe kur mbronte Berishen ne pushtet tani eshte numri nje ne Shqiperi sepse edhe une jam me opozitat dhe skuadrat me te dobeta ..

  8. Emiljano says:

    Kshu esht kur dergon te njejta mbeturina qe kane qene neper poste me perpara.ndoshta mendun i japim nonji euro dhe na i kalojne se vetem kshu i bejme gjerat ne shqipri. Te njejte emra dhe fytyra te ricikluara te politikes shqiptare qe i ka dale boja. me sa duket ne shqipri nuk gjenden njerez te talentuar qe ta meritojne postin dhe te jene te paperlyer me politiken mafioze shqiptare.ndoshta nji dite do behet dhe shqipria,por jo sa te jene gjalle kta mbeturina qe jane sot dhe i thone vetes politikan.Rusia do bente mire tja drejtonte nji karamele tek parlamenti shqiptar se vetem kshu ikin na politika ata maskarenj,te paftyre dhe pacipe qe e kane mbajte peng ate vend.

  9. sulo Permeti says:

    Ina Rama nuk ishte e zonja te mbronte vehten e vet,kur Saliu e quajti lavire bulevardi.Nuk po permendim ketu,gjithe ato dosje qe kerkonin zgjidhje.Te vetme pune,qe e ka bere shkelqyeshem,shumicen e kohes e kalonte ne parukeri.Merr shembull nga e madhja e Evropes , Federika Mogherini!!

  10. nendetesja 104 says:

    Procedura e intervistes eshte anuluar nga Keshilli i Evropes pasi asnje nga kandidatet nuk permbush kriteret formale te perzgjedhjes se tyre si te tille.
    Nga te tre kandidaturat, Ina Rama eshte me e dobeta dhe totalisht jashte profilit pasi eshte penaliste dhe jo e fushes se te drejtave te njeriut.
    Sokol Berberi eshte i i profilit publik – kushtetues por kurresesi ne lartesine e detyres qe duhet te mbuloje: nuk ka eksperience ne fushen e te drejtave te njeriut.
    Gent Ibrahimi e njohin te gjithe qe eshte i perzgjedhur politikisht dhe i mungon ekspereinca ne fushen e te drejtave te njeriut dhe per me teper, ne CV e derguar ne Keshillin e Evropes, nuk ka asnje artikull (paper) te publikuar ne asnje reviste shkencore nderkombetare.
    Edhe pse Soros loboi se tepermi per kete kandidature, prape se prape nuk u pranua absolutisht.
    Ne fakt, asnje nga te tre nuk ka publikime serioze nderkombetare ne fushen e te drejteve te njeriut.
    Kristaq Traja dhe Ledi Bianku (gjyqtaret qe kane perfaqesuar me pare Shqiperine ne Strasbourg) ishin shume me te pershtatshem se keta te tre.

    Konkluzionet i nxirrni vete.

    Mala tempora …

  11. laraska says:

    zgjedhja pa transparence. Kunati+kunati (I fatmir xhafes, I mimi kodhelit) plus mis ina e 200 mije eurove/koke per emerim gjyqtari. E ka pas shume te lehte ledi bianku me llomotis kunder se helbete ajo rroga 20 mij euro ne muaj eshte veshtire me e lene….

  12. profan says:

    S’jam i fushes, po me sa pashe online Strasburgu kerkon kandidatura gjyqtaresh, jo juristesh. Gent Ibrahimi, njera nga kandidaturat nuk ka punuar as edhe nje dite te jetes se vet si gjyqtar, pavaresisht se eshte nje jurist i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje