Duket se ka ardhur radha e Këshillit të Lartë të Dejtësisë kreu i të cilit është vetë Presidenti Bujar Nishani, për të qënë në qendër të “ciklonit” të ndërkombëtarëve dhe për të zbardhur mënyrën e funksionimit në tërë këto vite.
Kështu, Bashkimi Evropian ka nisur luftën kundër korrupsionit në vendin tonë. BE-ja ka sjellë në Shqipëri dy ekspertë austriakë që janë pjesë e misionit EURALIUS. Manfred Elmecker dhe Gerhard Levi janë dy ekspertë që do kryejnë auditim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Në fokus, këta ekspertë kanë luftën ndaj korrupsionit dhe shpërdorimin e fondeve në këto institucione. Ekspertët kanë filluar punë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ku pas miratimit të reformës në drejtësi do të shkrihet.
“Në datat 26-30 shtator ekspertët afatshkurtër të EURALIUS për auditin e brendshëm dhe antikorrupsionin Z. Manfred Elmecker dhe Gerhard Levi do punojnë për zhvillimin e politikës tolerancë zero, për korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Ministrinë e Drejtësisë duke përfshirë edhe standardet e kontrollit të brendshëm”, thuhet në njoftimin e EURALIUS.
Këta ekspertë kanë dhënë dhe asistencë në këto institucione në mënyrë që të luftohet në themel korrupsioni.
Shiko tani si do dalin minjte nga anija qe mbytet
Nishanlli, futu ne vrime te Odetes!
Ec aty
pordhet e temes nuk po i degjon me ky milet!