I sapoliruar nga burgu, pedofili 74-vjeçar ngacmon një 9-vjeçar

2 Tetor 2016, 09:12Kronika TEMA

Një 74 vjeçar u ndalua nga policia e Vlorës në kushtet e flagrancës pasi kishte kryer vepra të turpshme kundrejt një të mituri. Kristo Çerkezi, 74 vjeç, banues në Vlorë, ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në lagjen ‘Osman Haxhiu’, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetas të mitur me iniciale E.L, 9 vjeç, banues në lagjen Lirimi”, tha policia.

Sipas mjekut ligjor nuk ka pasur marrëdhënie intime në këtë rast.

Çekrezi ishte arrestuar edhe në gusht të 2015, tha policia, por ishte liruar nga gjykata edhe pse i akuzuar për  veprën penale “Vepra të turpshme me të mitur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje