Artan Hoxha i përgjigjet Spartak Brahos: Nuk më trembin mesazhet e tua, jam edhe unë me origjinë malore

30 Shtator 2016, 18:14Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur ditën e sotme intervistës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho te “Gazeta Shqiptare”, i cili e cilësoi gazetarin si mashtrues për deklaratat se ai ka takuar në burg Kastriot Ismailajn dhe Dritan Dajtin.

Hoxha tha se ky ka qenë një keqkuptim i gazetares që ka bërë intervistën, pasi ai në studion “Opinion” të “News24” nuk e ka përmendur emrin e Brahos.

Hoxha tha se ai ka përmendur vetëm që personi që ka zhvilluar vizitën ka qenë deputet. Gjithashtu, Hoxha tha se Braho e pranoi vetë që ka qenë ai deputeti që ka shkuar në burg për të takuar Iljaz Labin, ish-zyrtarin e burgjeve të arrestuar për korrupsion.

Në lidhje me paralajmërimin e Brahos se çanta e tij e zezë kishte gjashtë ndarje dhe se pas kësaj njëra prej tyre do të ishte për Hoxhën, ky i fundit ka thënë se nuk e trembte kjo gjë pasi është me origjinë malore nga e njëjta krahinë si Braho.

“E lexova intervistën e Brahos me vëmendje sepse ka folur kryetari i Komisionit të Sigurisë, që është figurë e rëndësishme.

Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që gazetarja nuk ishte në brendësi të çështjes. Unë thashë që ka hyrë një deputet i rëndësishëm. Mund të ishte Piro Lutaj ose Qefalia. Ai e ka pranuar vetë që ka hyrë në institucion dhe nuk e kam thënë unë. Ai e ka pranuar vetë, unë s’përmenda emër të deputetit.

Ai e pranoi vetë që hyri në burg. Unë jam në një proces me Krimet e Rënda dhe nuk i kam marrë telefonat, i kam ende atje në mënyrë të paligjshme.

Aty është permendur edhe Kastriot Ismailaj, por unë nuk e kam thënë këtë gjë. U habita që më ka kushtuar kaq shumë rëndësi. Ai tha që kishte një çantë të zezë me gjashtë ndarje dhe njëra nga ato ndarje ishte për mua.

Në rastin konkret mendoj që ka një keqkuptim.

Braho është një nga deputetet më të vjetër. U habita që më ka kushtuar kaq rëndësi. Para pak kohësh kam përmendur edhe faktin se ai ka një çantë të zezë. Ai tha se në ndarjen e 6 ai kishte diçka edhe për mua. Pro se mendoj këtë. Ne kemi edhe një të përbashkët, jemi nga e njëjta zonë malore, siç thotë edhe kryetari Meta. Unë nuk e harroj kodin 302 të Gardës së Republikës kur lëvizin personalitetet. Por ne paskemi diçka aty”, tha Hoxha.

9 komente në “Artan Hoxha i përgjigjet Spartak Brahos: Nuk më trembin mesazhet e tua, jam edhe unë me origjinë malore”

  1. sala says:

    hahahahaha ..shikoni cfar kokmadhi,,jam edhe une me origjine malore thote .dmth sipas ketij kokmadhi maloret jane trima hahaha….shikoni cfar gazetaresh kemi ,,njesoj si Dritan Prifti kur tha; se nuk kam frike se kam edhe une nenen nga Vlora

  2. mali says:

    Ky Braho vjen era kerme, era sigurim

  3. Ajna says:

    Ky Hoxha vecse nje bixhozxhi i vertet esht dhe nje abuzues i te vertetes

  4. ali says:

    Per tu habitur eshte nje fakt qe duhet analizuar, si mund te shpjegohet qe deputeter apo politikane qe kane pozicione
    dominuese ne Shqiperi, jane me origjine nga malet apo fshatra te thella te vendit. Si shpjegohet qe personazhe te tille
    numerohen me gishtat e dores qe te jene me origjine, bie fjala nga Tirana, Elbasani, Shkodra, Korca apo Durresi ……..
    Mendoj qe keto fenomene te pista qe kane mbuluar shoqerine dhe shtetin mund te jene pasoje edhe e ketyre diferencimeve
    qe jane bere ndermjet te ardhureve nga zonat e pazhvilluara ne kurriz te atyre qe jane lindur, rritur dhe me origjine nga
    qytetet elite te kultures, dhe qe reflektojne dhe ne nje demokraci thellesisht te pazhvilluar.

  5. Moni says:

    Me origjine malore do te thote t’i thuash mendjes ik pirdhu?
    Do te thote te jesh njeri i beses dhe te vrasesh pas gardhit.
    Ndersa ata me origjine fushore nuk vriten mes vedit sepse nuk ua mban bytha te vriten.

  6. Ivani i madh says:

    Na ruafshi ebet se jeni malesore e cfare pasaj ta hani m…. nga Meta, Berisha e deri tek ty se ata qe jane nga fushate jane frikacake e ju trima sipas asaj mendjes tuaj kafshe. Kete mund te thuash qe edhe pse zbritet nga shpellat prape egersira mbetet su civilizuat e as keni per tu civilizuar edhe pse keni zene pozita ky e si ne politike e medie.

  7. Berti says:

    Vriten edhe kta nga fusha por problemi eshte se skan mal te fshihen si “trimat” e maleve

  8. roberto says:

    Ky gazetarucit i ka hyre vetja ne qejf shume!
    Cfare donte te thoshte ky zaberhan se ne burg ka hyrew nje deputet?
    e cfare pastaj?
    Ne se gazetarja e ka keqkuptuar,pse ky koke madh nuk e pergenjeshtroi te nesermen,por priti te fliste Braho?
    Nga i merr informacionet ky koke tul?
    Duket se eshte lidhur ne rruge te jashte ligjeshme me mafien e policise!
    Nuk e kuptoj se per cfare interesash punon ky njeri dhe kujt i sherben!

  9. Vedat says:

    Ju me origjine malore kendonit “Enver Hoxha tungjatjeta”…Servilet e mutit, njerez pa burrni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje