Shqiptari tenton të djegë të gjallë gruan në Milano

1 Tetor 2016, 09:28Kronika TEMA

Një dramë familjare është konsumuar pasditen vonë të së premtes në komuën Gorgonzola në provicën e Milanos në Itali.

Pas një grindje të dhunshme mes një cifti shqiptar, bashkëshorti ka tentuar ta djeg gruan e tij të gjallë duke i hedhur mbi trup disa litra benzinë.

Po me benzinë ai ka spërkatur të gjithë shtëpinë duke tentuar vrasjen e bashkëshortes si dhe vetëvrasjen.

Në momentin e ndezjes me cakmak, bashkëshorti është përfshirë vetë nga flakët e zjarrit, ndërsa bashkëshortja e tij 41 vjec ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë.

Shqiptari 42 vjecar është transportuar me urgjencë në spital e ka në 98% të trupit, djegje të shkallës të tretë.

Për momentin gjëndja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.

Sipas policisë së Milanos cifti shqiptar ishte në prag të divorcit.

Praktika e divorcit kishte nisur në Shqipëri e gjatë muajit tetor pritet vendimi gjyqësor mbi ndarjen e tyre.

Ata janë prindër të 3 fëmijëve 14, 22 e 32 vjec, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin në banesë.

Ndaj 42 vjecarit shqitpar rëndon akuza e tentativës së vrasjes.

3 komente në “Shqiptari tenton të djegë të gjallë gruan në Milano”

  1. Rinu says:

    Prinderit 42 dhe 41 vjec femija madh 32 vjec.Gjeni kur ka lindur femija sa vjec ka qene nena?

  2. erion brace i verteti says:

    Ky hallexhiu qenka bere baba kur ishte 10 vjec? Apo e gjeti rruges ate femijen 32 vjecare?

  3. tfgs1 says:

    SUNIT i qelbur……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje