30-vjeçari me probleme mendore që vrau mizorisht të miturin duke i prerë edhe kokën, fshatin Palasë, është larguar nga paraburgimi i Vlorës.
Kjo pasi prokuroria ka kërkuar një ekspertim nga Komisioni i Posaçëm në Tiranë për vlerësim psikik.
Gazetari Enrik Mehmeti ka arritur të sigurojë ekspertimin psikologjik të kryer në qytetin e Vlorës në të cilin thuhet se Zani ka pasur mungesë të plotë higjiene dhe mbahej i veçuar në “Dhomën e vëzhgimit ” larg të paraburgosurve të tjerë, jo vetëm për faktorin e higjienës, por edhe të frikës së hakmarrjes nga të paraburgosurit, shkruan Balkanweb.
Gjatë intervistimit ai ka qenë i ftohtë në gjykim dhe e ka pranuar krimin.“Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit me thoshte “me vrit” dhe unë e vrava të bashkonim mendimet”.
Gjate ditëve të qëndrimit në paraburgim Zanin nuk e ka takuar asnjë i afërm dhe askush nuk është interesuar për të. Të njëjtat burime shtojnë se në asnjë rast nuk ka pasur tentativa vetëvrasje apo sjellje të tilla, si para ngjarjes, por edhe në paraburgim, gjatë gjithë kohës ka qëndruar në heshtje të plotë.
Zani, i cili vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, është larguar nga paraburgimi dhe është dërguar para 15 ditësh në Tiranë ku do t’i nënshtrohet kontrollove të mëtejshme të mjekëve për të përcaktuar gjendjen e tij mendore.