Vrasja e biznesmenit në Elbasan atentat i organizuar, 9 të shoqëruar

2 Tetor 2016, 20:25Kronika TEMA

Erion Millo, 37­vjeçari që u vra mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Elbasanit rezulton është është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja sipas Policisë ka qenë një atentat i organizuar, ku dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën dy persona.

Në vendin e ngjarjes, pranë Stacionit të Trenit, Polica ka gjetur dy gëzhoja pistolete, me të cilët dyshohet se është qëlluar Millo. 9 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit si të dyshuar se kanë dijeni për krimin.

Por deri në këto momente ata nuk kanë dhënë asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e këtij krimi. Grupi hetimor po kalon në sitë të gjitha konfliktet e tij të mundshme me persona të ndryshëm në Elbasan dhe në Itali.

Mësohet se 37­ vjeçari ka jetuar për një kohë të gjatë në shtetit fqinj si emigrant. Zbardhja e krimit do të jetë e vështirë për policinë pasi në zonë nuk ka asnjë kamera sigurie ku mund të jenë filmuar autorët e dyshuar.

Ata kanë përfituar edhe nga errësira për të humbur çdo gjurmë, raporton “TV Klan”.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, 37­vjeçari rezulton të jetë administrator dhe ortak në një kompleksi që ofron shërbime të ndryshme në fshatin Xibrakë, të Elbasanit. Emri i kompleksin është “Garden” dhe ka si objekt të aktivitetit të tij tregtimin e karburantit, restorant, bar dhe hoteleri.

Burime të rezervuara i thanë Tv Klan se po verifikohen disa të dhëna që kanë të bëjnë pikërisht me këtë pronë. Të njëjtat burime sqaruan se ka dyshime se vrasja e të shtunës të ketë lidhje me ngjarjet e tjera kriminale të ndodhura në Elbasan gjatë këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje