I ofron 2 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, në pranga 27-vjeçari

2 Tetor 2016, 11:58Kronika TEMA

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tek  mbikalimi i liqenit , duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë     AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për  veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

3 komente në “I ofron 2 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, në pranga 27-vjeçari”

  1. Huni says:

    Bravoooooo ripjellja burg burg burg burg =fukarenjt gjithe burg..kurse klasa politike qi kane vra epre ket popull jane gjykatsa..ps..lsi..pd pi dhi nones juj kush ju ka pjell..hajt te rroje partia

  2. Ram Koksyneti says:

    Aty lulzon krimi i organizuar dhe hashashi keta mburen se arestuan nje fakir ,ashtu ju pafsha popull bajge.

  3. k says:

    KURSE AI RYSHFETI 18,00 MIJË EURO ,ISHTE LUFTË POLITIKE PADYSHIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje