VENDIMET/ Sali Berisha futi 640 mijë ton mbetje në Shqipëri

2 Tetor 2016, 10:12Kronika TEMA

Gjatë 12 viteve të fundit, nga të gjitha qeveritë, ka pasur tentativa për t’i hapur rrugë importimit të mbetjeve të Evropës në Shqipëri. Por, dokumentet tregojnë se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, me firmën e tij, ka mundësuar importimin e qindra mijërave ton mbetjeve në Shqipëri, me qëllim riciklimi, djegie, groposje apo hedhje në det. I vetëdijshëm se me humbjen e pushtetit, ligji i vitit 2011 mund të rrëzohej, Sali Berisha, gjatë dy viteve të fundit në pushtet, nxitoi të autorizonte futjen e mijëra ton plehrash në vend. Në 25 gusht të 2012, Berisha ka autorizuar importimin e 25 000 tonë mbetjesh metalike të aluminit në Shqipëri. Mbetjet do të vitin nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Po në 25 gusht të 2012, ish-kryeministri ka autorizuar shoqërinë “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e 4 500 ton mbetjesh të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Mbetjet do të vitin nga vendet e BE. Po ashtu, Berisha ka autorizuar importimin në Shqipëri të 7 mijë tonë mbetjesh metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Mbetjet do të importoheshin nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

600 mijë ton

Vitin që është miratuar ligjit, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin 600 000 ton mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Mbetjet do të importoheshin nga Serbia dhe Bullgaria. Po ashtu, në 18 prill të 2013, ish-kryeministri ka marrë një tjetër vendim për importin e mbetjeve. “Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në vendim.

Nxitimi para zgjedhjeve

Vetëm disa muaj para rotacionit politik në 2013, pikërisht me 7 gusht 2013, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia. Sipas vendimit, shoqëria mund të importonte 600 ton mbetje në vit. Edhe pse sot i penduar dhe kokulur para shqiptarëve, po atë ditë, Sali Berisha ka autorizuar shoqërinë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k. për importimin e 2000 ton mbetje të polietilenit nga Italia. Vendimet janë marrë në një kohë kur Aleanca Kundër Importit të Plehrave kishte nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi kombëtar dhe në një kohë kur Edi Rama kishte paralajmëruar se vendimi i tij i parë si kryeministër do të ishte rrëzimi i ligjit të qeverisë Berisha i vitit 2011.

Vendimi i qeverisë Berisha, mbetjet që importohen

Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur.

Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhur.

Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të kallajisur.

Mbetje dhe kthime të tjera ferrike.

Mbetjet dhe kthimet e bakrit;

Mbetje dhe kthime te nikelit;

Mbetje dhe kthime te aluminit;

Mbetje dhe kthime plumbi;

Mbetje dhe kthime zinku;

Mbetje dhe kthime kallaji;

Shufra të forta zinku;

Dioksid silici në forme të ngurtë.

Qelq i thyer dhe mbetje dhe mbeturina të tjera.

Fibra prej qelqi dhe artikuj prej tyre (mbetje).

Mbetjet prej etilenit, stirenit, vinil kloridit.

Karton i trashë i pazbardhur apo prej letrës.

Karton tjetër i bërë kryesisht prej brumit kimikte.

Letër apo karton i rikuperueshem (mbetje dhe kthime).

Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshje.

Tallash, mbetje dhe kthime të drurit.

Vendimet e Berishës për importin e plehrave

VENDIM Nr. 488, datë 25.7.2012
Autorizimin e “RAMETAL” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet është 25 000 ton. Mbetjet importohen Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

VENDIM Nr. 489, datë 25.7.2012
Autorizimin e “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Sasia e mbetjeve të polietilenit është 4 500 ton. Mbetjet importohen nga vendet e BE.

VENDIM Nr. 672, datë 3.10.2012
Autorizimin e “ZODIAC” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve është 7 000 (shtatë mijë) ton. Mbetjet do të importohen nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

VENDIM Nr. 929, datë 21.12.2011
Autorizimin e shoqërisë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Sasia e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut, që importohet sipas kodeve të referuara është 600 000 tonë. Mbetjet importohen nga Serbia dhe Bullgaria

VENDIM Nr. 331, datë 18.4.2013
Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian.

VENDIM Nr. 673, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, 600 tonë në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë.

VENDIM Nr. 653, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve që importohet është 2000 (dy mijë) ton në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë./Shqiptarja.com

10 komente në “VENDIMET/ Sali Berisha futi 640 mijë ton mbetje në Shqipëri”

  1. Nje shqiptar says:

    Ku jane prokuroret ? Nje denoncim i tille publik te ven me shpatulla per mur. Eshte akuze e rende pasi jo vetem qe ka te beje me shkeljen e ligjeve por ka te beje me akuzen ” Demtim te interesave te vendit ose tratheti kombetare “.

    1. LORA says:

      Nese je duke thirrur llallerine,duhet me dit se ata jane tuj kriju alibine e zbythjes se tyre “heroike” ne ekzil,,,me parate e grabitura shqiptareve.
      Prokuroria aktuale e ka hak ngritjen zgupthi e hudhjen ne fusha plehrash te pariciklueshme.

  2. Lugati says:

    Va mi qit kto 4 figura n fotografi do me na bo me vjelle mo mir qit i garrum plenash sa kto poshtersinat..

  3. dash says:

    Nuk kisha dyshim per kete,Por ky vend nuk ka pasur dhe nuk ka akoma burra qe ta duan kete vend.Megjithate ne se behet perfundimisht ky ligj Edi Rama duhet ta spjegoje nje per nje ne televizion ne qoftese do qe te vazhdoje te kete akoma nje fije kredibiliteti ne popull…

  4. I biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    I biri sheqeres kete plan ka pasur per 26 vjet te shkatrroi nje komb te gjithe.Cfare prisni me prej tij,misonin e tij e ka realizuar .Duhet kryqezuar si familje

  5. kashi says:

    ky eshte ndryshimi saliu i bente fsheurazi ndersa edi i tregon te gjitha dhe i dikuton

  6. Braho says:

    Prape me te ju nik u ngopet.Nese historia e ketoj vendi do te shkruej per keto 25-26 vjet demokraci ky eshte me antikombetari,por meqe beri ai te bej une,nuk ka vend ky shkrim nuk duhet ta shkaterrojme me tej kete vend.Stop plerave dhe biznesit mafjoz te politikes shqiptare

  7. Se ka fajin sala per kte ktu germadh me plera ka qen historikisht

  8. Lal Prenga says:

    Te gjitha partite te njejtin program kane!
    Dallimet e vetme ideologjike qe kane jane ne sasine e plehrave, numrin e prostitutave dhe zonat eskluzive te hashashit!
    Po mos te ishin keto ndryshime te vogla, ne do te ishim akoma ne monizem, keshtu qe rrini urte dhe te na e rruaje damakracija!

  9. Edi NYC/USA says:

    Çuditërisht jashtë këtij artikulli ka mbetur pa u përmendur TRENI i ZI ardhur nga Germania nëpërmes natës, dhe mbrënda 24 orësh doli nga territory Shqiptar pa i bërë asnjë verifikim mbi peshën e humbur të helmeve toksike radioaktive që alarmoi mbarë botën, po jo pushtetin Berisha ☠️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje