Një familje shqiptare i ka shpëtuar mrekullisht një aksident të frikshëm në vendin fqinj, Itali. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Este.
Portali “Padova Oggi” shkruan se makina që drejtohej nga një 38-vjeçare është përplasur me një mur, pasi ajo ka humbur kontrollin.
Të plagosur kanë mbetur nëna shqiptare 38 vjeç dhe dy fëmijët e saj: 13 dhe 11 vjeç. Shkak i aksidentit duket se është bëyrë rruga e rrëshqitshme nga shiu. Të tre kanë shpëtuar dhe janë në spital jashtë rrezikut për jetën.