Sherr me pronarët e lokalit/ Prangosen xhaxha e nip, i sulen me dhunë policisë

3 Tetor 2016, 11:00Kronika TEMA

Dy persona, xhaxha e nip janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë policinë, e cila ndërhyri të shuante një sherr pas një konflikti të ashpër në një lokal në Ulëz.

Njoftimi i policisë 

Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen me pronarët e lokalit duke sjellë shqetesime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje Shërbimet e Policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i’u kanë komunikuar dy shtetasëve të cilët po konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në Komisariatin e Policisë Mat për sqarimin e rrethanave të konfliktit. (konflik për arsye banale)

Shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por punonjësit e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e këtyre dy personave në Komisariatn e Policisë Mat për veprime të metejshme proceduriale, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tyre në flagrancë:

Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash Njesia Administrative Ulëz Bashkia Mat, i denuar 3 ( tre ) herë më parë, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Gjok Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Lac i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë “.

Arrestimi i tyre (xhaxha e nip) u bë për veprën penale “ Kundershtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik’’ parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje