Vrasja e Asllan Kërtushës në Durrës, akuza zbut qëndrimin: Autorët vepruan në kushtet e tronditjes së fortë psikike

3 Tetor 2016, 10:05Kronika TEMA

Shtatë muaj pas vrasjes së 29-vjeçarit Asllan Kërtusha ka ndryshuar akuza për dy të akuzuarit Gëzim dhe Bledar Kajno nga vrasje me paramendim, në vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Është Drini Pali, i cili ka marrë në dorë çështjen nga ana e akuzës, ndërsa njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Prokurorisë së Durrësit.

E teksa akuza për dy të akuzuarit ka ndryshuar, ende nuk ka një datë për fillimin e gjykimit të dy kushërinjve nga Gjykata e Durrësit. Më 1 mars të vitit 2016, 29-vjeçari Asllan Kërtusha ka qenë në lokalin që është në pronësi të njërit prej dy të arrestuarve. Pas një konflikti në lokal, sherri u spostua jashtë ambienteve, ku degradoi në dhunë fizike. Kërtusha tentoi të ikte me një taksi ndërsa dy kushërinjtë Gëzim dhe Bledar Kajno e nxorën atë jashtë mjetit dhe i qëlluan në gjoks me armë.

29-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital. Dinamika e ngjarjes u zbulua e plotë pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë. Në momentin që gjykata la në burg autorët, masa e kërkuar nga prokurori ishte “Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e krimit” e ndryshuar me akuzën vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike, ndërsa i referohet nenit 82 të Kodit Penal, ku thuhet: “Vrasja me dashje, e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vite”. Çështja pritet të gjykohet së shpejti në Gjykatën e Durrësit.

1 komente në “Vrasja e Asllan Kërtushës në Durrës, akuza zbut qëndrimin: Autorët vepruan në kushtet e tronditjes së fortë psikike”

  1. Edkari says:

    Agresoret bene nje vrasje qe mund ta kishin shmangur shume lehte dhe vrane kot se koti.
    Nuk qendron argumenti prokurorit dhe ja pse:
    @@Agresoret ishin dy, viktima nje pra ishin superior agresoret
    @@Agresoret e kishin klientin e tyre dhe e njihnin viktimen si njeri qe kur pinte bente ndonje zhurme apo thyerje gote pra ja njihnin tipin.
    @@Agresoret ishin te armatosur me arme zjarri pra ishin superior mbasi viktima nuk dipononte as nje lloj arme ose mjeti qe te sulmonte.
    @@Viktima ishte larguar nga sherri apo grindja dhe agresoret e ndoqen me qellim per ta vrare pra shkuan me qellim per ta vrare.
    @@Njeri agresor qelloj me dorezen e armes viktimen dhe beri shkrepje te pavullneteshme qe plagosi njerin nga agresoret dhe ky ishte motivi qe agresori qelloj viktimen per ta vrare mbasi desh te hakmerrej se plagosi padashje.
    @@asnje nuk mund te percaktoj se agresoret ishin nen efektin e vetmbrojtjes ose reagimit mbasi nje person me arme pa leje ne brez me shume ka tendenca te sulmoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje