Gjashtë muaj përgjime dhe survejime në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I dhe A.Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç vajza të reja rekrutoheshin duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
6 muaj hetime, përgjimet telefonike zbardhën mashtrimet për modele dhe këngëtare
Përgjimet telefonike dhe survejimi në terren në klubet e tallavasë dhe agjensisë fiktive të modeleve ka zbuluar rrjetin e prostitucionet ku rekrutimin e vajzave e kryenin dy motrat 23 dhe 25-vjeçare, I. dhe A. Qama.
Sipas hetimeve të kryera nga sektori i krimeve në policinë e Tiranës ka rezultuar se 5 shtetasit që shihni në këtë foto Ledian Gjoni, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe motrat I e A.Qamo kishin krijuar grupin kriminal.
Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.
Burime nga policia sqaruan për ‘Report Tv’ se kryesisht motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim duke i shfrytëzuar.
Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e unazës së re ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.
Një ditë më parë forcat e policisë së Tiranës në kuadër të muajit antitrafik kryen operacionin duke arrestuar në flagrancë 5 të dyshuarit dhe duke bërë të mundur parandalimin e trafikimit të dy femrave përkatësisht shtetases A.R dhe F.D.
Operacioni i zhvilluar në pikën kufitare të Morinës një ditë më parë është drejtuar nga agjentia e seksionit të antitrafikut në policinë e Tiranës dhe janë këto pamjet kur ajo ndërhyn e para për të neutralizuar trafikantët.
Pas arrestimit të të dyshuarve materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe personat janë vënë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, shfrytëzim e trafik të qenieve njerzore për qëllime prostitucioni.
Trafikantet e vajzave neutralizohen nga agjentja speciale
Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.
Ndonëse emri i saj nuk bëhet i ditur, efektivja në fjalë ka qenë e para që ka neutralizuar trafikantët çka nënkupton se ky operacion në të cilin u shpëtuan 2 vajza të cilat po trafikoheshin drejt Gjermanisë është drejtuar pikërisht prej saj.
Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj. Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morin.
eshte fakt,se pas cdo poutane fshihet nje sunit……………
Ja kjo eshte Policia qe duam dhe meritojme.
URIME per punen tuaj te frytshme.
Eshte fakt se pas cdo trapi ,fshihet nje tfgomarist .
Po mojblora po u zhduke per plerat. Apo dhe ato na duhen?