Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur natën e mbrëmshme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Punonjësit e forcave “Shqiponja” kanë ndaluar makinat e dasmorëve në orët e vona të natës. Kjo ka habitur shumë shoferë por edhe kalimtarë të rastit pasi nuk është parë shpesh që makinat e dasmorëve të ndalohen nga Policia. Por mesa duket kjo e fundit ka dashur thjesht të bëjë detyrën.
Punonjësit kanë ushtruar kontrolle dhe u kanë kërkuar dokumentacionet përkatëse shoferëve që drejtonin makinat me dasmorë. Gjendje kaosi është krijuar për minuta me radhë; trafiku i bllokuar, bori që bien pa pushim dhe njerëz që pyesin se çfarë ka ndodhur, shihet në videon e publikuar nga “Newsbomb”. Sipas informacioneve, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe më pas dasmorët janë lënë të lirë në festimet e tyre të së dielës.
Por burime policore i thane TemAs se kontrolli u ushtrua pasi ne sallen operative 112 kishte mberritur nje telefonate per krisma armesh, ne nje lokal ne periferi te kryeqytetit. Mgjate ne mjetet e dasmoreve nuk u gjet asnje gje e paligjshme.
Ha ha ha ha si gjithmone policia e saje legenit kap me te gjatin. Pistoleten e Ka patur nen sedilje. ?
Karagjoza,popull karagjoz dhe legen…..se policet katnare nga populli legen dalin!!!