“S’do te ketë asnjë arrestim VIP nga reforma në drejtësi, të paktën jo për ato që janë bërë deri më tani”

4 Tetor 2016, 09:53Kronika TEMA

Bashkimi Europian ka shtuar thirrjet në vazhdimësi për arrestimin e peshqve të mëdhenj, në rast të kundërt do të bllokohet hapja e negociatave për integrimin e vendit.

Së fundmi ka qenë eurodeputeti Eduard Kukan, i cili ka kërkuar arrestimin e peshqve të mëdhenj, proces i cili nuk realizohet me deklarata të bukura, por me rezultate konkrete.

Sipas avokatit Saimir Vishaj, BE duhet të ndajë kush janë peshqit e mëdhenj dhe të vegjël.

“Nuk janë kushte këto që BE të kërkojë arrestimin e peshqve të mëdhenj. Me sa di unë, në burg ka ministra, gjyqtarë e prokurorë, dhe nuk e të di që në terminologjinë juridike të dihet kush është peshku i madh apo i vogël”, u shpreh Vishaj në një prononcim për gazetën Sot.

Avokati Sajmir Vishaj ka folur edhe për arrestimet VIP pas zbatimit të reformës në drejtësi.

Vishaj deklaron se zyrtarët aktualë nuk do të preken nga reforma në drejtësi, por arrestimet do bëhen për ato çfarë do të ndodhë më pas.

“Arrestime VIP mund të ketë për ato çka do bëhet sot e tutje, ndërsa për ato që janë parashkruar, nuk e besoj.

 Megjithatë do jetë SPAK që me përzgjedhjen që do t’i bëjë trupës gjyqësore si nga e prokurorisë dhe gjyqësorit, besoj se performanca do të jetë e lartë edhe nga ana profesionale”, u shpreh Vishaj.

4 komente në ““S’do te ketë asnjë arrestim VIP nga reforma në drejtësi, të paktën jo për ato që janë bërë deri më tani””

  1. Plehrat e PPSH says:

    Ska nevoje per informacione te ketilla kur kjo dihet dhe gjithmone eshte ditur se e ashtuquajtura reforme eshte thjesht nje farce dhe e pazbatueshme nga ky shtet apo klike politike.

    Do thoni ju optimistat apo besimtaret e rilindjes se kete do ta beje Edvin Rama dhe Ilir Meta, kuptohet keta kane frenat e shtetit ne dore tani dhe me kryesore pjelle e PPSH,por mos harrojme se jane pikersiht keta te dy qe aq shume e urrejne dhe nuk i intereson nje Shqiperi e pavarur nga politika.

    Ju e pate perpjekjen e pare, kur ne Strazburg keta derguan pa”vetting” kelyshat e tyre.
    Ju e pate qe Edvin Rama lejoi ndryshime ne ligjin per “vetingun” dhe menjehere pas ndryshimit me “konsesus” keta e votuan sikur sdo vinte dita tjeter.

    1. ben says:

      Po pra
      Reforma ne drejtesi nuk u be per bagetine popull kjo eshte e qarte.
      Ajo u be qe keta qe jane te vjedhin sa tiu doje tr.pi e sa te kene fuqi. Dhe per ata qe iken jo se do futet njeri ne burg po thjesht keta qe jane ne pushtet te kercenojne ata qe ishin qe mos te ndihen.
      Ne thelb edhe ambasadori Lu kete tha para votimit te reformes qe ata qe nuk e votojne do ju nxjerim ca kane vjedhur.
      Pra eshte rasti qe popullit rilindas dhe shqiptar ti thuhet qe jane aq bageti sa nuk meritojne as barin po te hane ate qe Nazarko I madh tha qe eshte pasuria Jones.
      Ju befte mire!!!!!!!

  2. Malo says:

    E rendesishme eshte te vihen gjykates te rinje dhe te pakorruptuar, njerez patriote qe e duan kete vend.
    Per denime une nuk besoj se do te kete per te kaluaren. Kemi shembullin e 1992 me ardhjen e demokracise ne pushtet. Asnje su denua nga e kaluaraper krimet qe kishin bere per 47 vite, perveqse Nexhmije Hoxha per shpenzime kafeshe. Atehere dihet puna.

  3. Peshku i vogël says:

    Sali Berisha.
    Ilir Meta.
    Shkëlzeni.
    Gita.
    Kuliçaj.
    Familjet mafjozë që janë të paprekshme.
    Gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm, të gjithë.
    Etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje