Arrestohet nga policia autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi, 33 vjeç. Ai është kapur pranë zonës ku kreu vrasjen mbrëmjen e djeshme, në një lokal ku la të vdekur 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë.
Ngjarja sipas Policisë Shkoder:
“Me datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkoder, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ( dyshohet gjatë një loje pokeri) , shtetasi Miklovan Parubi , 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.
Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 40 vjeç, N.K. 33 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.”
“… probleme emocionale të pakontrolluara ”
Na paska pasë ai
Po ti more gazetari
Na thuj troç, Ça ke pi !?
probleme emocionale te pakontrolluara…hahahahaha…