Motër e vëlla arrestohen për prostitucion

5 Tetor 2016, 09:55Kronika TEMA

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë Durrës kanë arrestuar në flagrancë L.P., 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH..

E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000 – 5 000 lekë. Të arrestuarit kanë marrëdhënie familjare midis tyre, motër e vëlla.

1 komente në “Motër e vëlla arrestohen për prostitucion”

  1. joel shkodra says:

    Po te jene moter e vella duhet te kene te njejtin mbiemer (vetem po te jene me baballare te ndryshem). Por mbiemri i djalit fillon me P., ndersa vajza e ka mbiemrin Skura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje