Blushi qendroi duke ikur

7 Tetor 2016, 11:10Blog TEMA

Nga Adenil Pjetri

Të gjithë e komentuan ikjen e Blushit nga Partia Socialiste. Të gjithë e kishin pritur prej kohësh një akt të tillë nga Blushi. Të shumtë ishin ata që fërkuan duart nga ikja e Blushit. Kishte nga ata qe ikjen e Blushit e shikonin si një direktivë të Ramës për të mbledhur të pakënaqurit me rilindjen. Kishte edhe nga ata që ikjen e Blushit e shikuan si vdekje të tij, politikisht normalisht. Blushi vetë, kishte kohë që paralajmëronte një gjë të tillë.

Ndërsa mua më bën përshtypje që ashkush nuk e trajtoi ikjen e Blushit si qëndrim. Qëndrim ndaj disa parimeve, objektive. Blushi e kishte nisur prej kohësh qëndrimin. Ai qëndroi që me ‘Funeralin e Rilindjes’. Vijoi qëndrimin me 120 pyetjet ndaj një socialisti, ku askush nuk mundi t’u përgjigjej atyre pyetjeve, përpos Braçes, i cili thjesht bëri një nice try për t’ju përgjigjur.  Hasanizimi i Rilindjes ishte një tjetër qëndresë e Blushit, i cili të rikthente ndërmend librin e tij ‘’Të jetosh në ishull’’ ku shpjegon se hasanizimi  është fenomen i kahershëm. U duk sikur qëndrimi i tij u sos por s’ishte e thënë. Ai e rindezi qëndresën e tij me librin për Skadimin, ku Blushi mendonte se nuk e dinim që kishim të bënim me Skadima, duke i vendosur mbiemrin Sedini. Blushi kulmoi me qëndrimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, ku edhe u ‘duartrokit’.

PS priste që Blushi të duartrokiste, të aprovonte dhe të mos shfaqte mendime. Me pak fjalë të konformohej.  John. F. Kennedy thotë se konformimi është burgosje e lirisë dhe armiku i progresit, meqe PS i referohet këtij përsonazhi kur do të motivojë dikë për t’u bërë pjesë e politikës.

Ikja e Blushit, u komentua si ikje për shkak interesash përsonal, Rama nuk e afroi në tryezën e tij për të ndarë pushtetin. Pak kush komentoi dhe analizoi nëse ato që thonte Blushi ishin të drejta apo jo. Por nuk më bën shumë përshtypje, ne shqiptarët jemi mësuar t’i gjejmë një bisht të gjitha qëndrimeve. Kështu edhe kur Gjergj Kastrioti mbajti qëndrim ndaj perandorisë osmane, duke ikur, thanë se mbajti këtë qëndrim sepse ju prishën interesat. Njësoj për Ismail Qemalin në 1912, mendojnë se edhe  atij ju prishën interesat me Portën e Lartë ndaj erdhi për të mëvetësuar Shqipërinë. Pre e këtyre gjykimeve provinciale ka rënë edhe shkrimtari Ismail Kadare, për qëndrimin ndaj komunizmit.

Në fakt, mua më rezulton se pikërisht të tillë përsonazhe kanë bërë historinë e Shqipërisë. Shqipëria ekziston prej qëndresës. Nuk mendoj se shqiptarët e kanë luksin për t’u konformuar me këtë kastë politike, e aq më pak intelektualet e Shqipërisë. Këtij vendi nuk i duhen konformistë, servile, puthadorë. Përkunfrazi, më shumë se kurrë, duhen personazhe me integritet, antikonformistë dhe të guximshëm.

7 komente në “Blushi qendroi duke ikur”

  1. refleksion says:

    Shpresoj te heshtin e reflektojne ata qe duhet pas ketij shkrimi me se te drejte e reflektiv.e mos leshohet lukunia e te lepiresve te paguar.Ne se atehere shpresa eshte e vaket dhe fajin e kemi vete.Mos u qani o njerez te mire(mjere)

  2. Fshatari says:

    Hahaha cfare analize e thelle…120 pyetjet e Blushit te varfer per te pasurit qe askush nuk mundi te pergjigjej

  3. hysni dajaku says:

    Bravo.

  4. KORCARI USA says:

    Adenil -atyre pyetjeve te Blushit ose duhet tu pergjigjeshin pozitivisht dhe te pranonin kazanin ku kane rene ose te urdheronin nje ciu ciu qe gjoja u pergjigj per 10% te tyre.Shkurt dhe qarte ti tregon se je inteligjent dhe me talent por si cthua kjo eshte politika e stisur e partive ne Shqiperi dhe per tu bindur shiko se ne cvend te gazetes eshte botuar shkrimi juaj.Provo te shash si alabaket Blushin e do ta shikosh shkrimin ne faqen kryesore ne mos dhe ne editorial.Urime djale per rugen e mbare qe ke nisur Per Blushindhe shoket e tij si juve rruga e se drejtes eshte shume e veshtire por trimat quhen trima se bejne pune te veshtira.

  5. Gaspri says:

    Shkrim pa interes, nivel i ulet, por nuk ka rendesi kjo. Rendesi ka se me ne fund Blushi u identifikua perfundimisht se kush ishte. E vetmja aftesi e Blushit eshte se shume gjate u kamuflua dhe kur pa se socialistet filluan ta kuptonin rolin e tij, kuptuan misionin e tij, e shmangen. Edhe Blushi mendoj se tani do jete me i cliruar pas heqies se maskes.
    Ti i nderuar shkrues, meqenese doje te shkruaje dicka per te, me mire te tragoje se pse Blushi nuk votoi reformen ne drejtesi por i u bashkua ustait te tij!

  6. Leke Ndoci says:

    Edhe analist njoni,eh……Na lumte neve qe kemi 100 vjet t’u marre me budalleqe.

  7. Tony says:

    Bravo shkrim i goditue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje