…E megjithatë, shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar!

6 Tetor 2016, 09:47Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Nasho Jorgaqi publikoi disa ditë më parë një shkrim të tijin mbi një letër që Gjergj Fishta i ka dërguar në vitin 1939 një oficeri të lartë fashist. Nuk të lë indiferent përmbajtja e kësaj letre të shkruar në vitin 1939. Në të, përveçse del në pah një marrëdhënie e ngrohtë e konfidenciale e poetit të madh shqiptar me një hierark fashist, flitet edhe për “rrugën e drejtë që duhet të ndjekin qeveria e populli italian për të ngritur nga mizerja shumëshekullore popullin e mjerë shqiptar”. Por nga ana tjetër kjo letër nuk të befason, gjithashtu. Kjo letër flet më pak se sa ndonjë letër tjetër që ai i ka dërguar Mussolinit e më pak se sa ndonjë gjest i tiji, siç është ai i anëtarësimit në Akademinë Italiane të kohëve të fashizmit.

Është kjo një njollë në jetën e tij? Sigurisht. Edhe heshtja e tij pas pushtimit, deri sa vdiq në dhjetor të vitit 1940, është domethënëse. Ndoshta ka të bëjë me një brejtje ndërgjegjeje për këtë zgjedhje të tijën. Ndoshta. Brejtje ndërgjegjeje si patriot (fashistët i kishin pushtuar vendin), e jo si intelektual. Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, si intelektual nuk ishte i vetmi ato mote që i ishin lëbyrur sytë prej fashizmit. George Bernard Shaw e shfaqte hapur simpatinë për Mussolinin. Edhe indiani i famshëm Rabindranath Tagore ra në këtë grackë. Ai shkoi në Itali në vitet ‘920, dhe i shijoi shumë si pritjet që i bënë me tam-tame, ashtu edhe takimet me Duçen. Nuk kish ndonjë gjë shumë të çuditshme ato kohë të ishe fashist. Në vitet ‘920 e ‘930, fashizmi, nazizmi, por edhe komunizmi, tërhiqnin vëmendjen për shkak të një vitaliteti që demonstronin në qeverisjen e vendeve ku këto regjime ishin instaluar. Dhe ky vitalitet binte më shumë në sy përballë regjimeve demokratike e parlamentare që jepnin shenja dobësie pas Luftës I Botërore. Sot ne e kemi të kollajtë të lartësojmë anti-fashistin Romain Rolland (që ishte pro sovjetik, gjithashtu) e të dënojmë Bernard Shaw-n, por në atë kohë, kur demokracia nuk ishte edhe aq në modë, gjërat nuk kanë qenë kaq të qarta.

Ka edhe një rrethanë tjetër “shfajësimi”. Pushtimi fashist duhet të jetë shoqëruar natyrshëm edhe me ndjesinë e një nëpërkëmbje të nderit nacional (Fishta ishte patriot, su questo non ci piove), por mund të ketë qenë edhe një emocion çlirimi për të gjithë ata shqiptarë, përfshirë Fishtën, që nuk duronin dot të jetonin nën hyqmin e Ahmet Zogut. Ideja “më mirë nën sundimin e italianëve se sa nën sundimin e Zogollit” mund të shihet me të drejtë si jo patriotike (dhe në këtë pikë nuk ka kontekst që të të shfajësojë), por nuk është edhe aq e çmendur. Italianët e Mussolinit kishin dhënë prova gjatë dy dekadave që i paraprinë Luftës II, se ishin të gatshëm të bënin investime të mëdha në Shqipëri e në këtë kuptim nuk ka qenë një gjë irracionale të besoje se ata mund t’ia dilnin që t’i futnin shqiptarët e “parimeve morale e shoqërore aziatike” (siç citohet të ketë thënë Fishta nga Roberto Morozzo della Rocca) në rrugën e modernitetit. “Ndoshta jemi përpara një iluzioni pleqërie”, ia bën studiuesi italian. “Ndoshta ka mbetur viktimë e një padjallëzie politike”, shtoj unë.

Përveç kësaj, ftesa për t’u anëtarësuar në Akademinë italiane të kohës, dhe pranimi i saj, mund të qortohen aposteriori, por sikur ta kontekstualizonim këtë ngjarje, gabimi nuk do të na dilte kaq i madh sa duket. Akademia Italiane, edhe pse ishte e lidhur me regjimin fashist, nuk i kishte humbur atributet akademike. Ajo ishte Akademi. Ndërsa Gjergj Fishta ishte një intelektual shqiptar, të cilin anëtarësimi në të do të mund ta nxirrte nga errësira provinciale, ku rrinte i zhytur. Në këtë pikë është viktimë e një dobësie humane, do thoja unë. Nasho Jorgaqi e vendos gatishmërinë e Fishtës për t’u anëtarësuar në Akademinë italiane përballë refuzimit që i bëri Çabej ftesës për të punuar në Institutin shqiptaro-italian mbi studimet shqiptare (viti 1942), por nuk më duket se situatat janë të ngjashme. Eqrem Çabejn e nderon refuzimi që ai i ka bërë kësaj ftese, por nuk dimë se ç’qëndrim do mbante ndaj ftesës për t’u anëtarësuar në Akademinë e famshme italiane. Ndoshta do ta refuzonte po njësoj, por ne nuk kemi si ta dimë me siguri, sidoqoftë. Pastaj, refuzimi i Çabejt ka ndodhur në vitin 1942, kur fashizmi nuk ishte në kulmin e famës së vet. Dhe ky është një fakt shumë domethënës që ia heq forcën paraleles së ngritur mes Fishtës e Çabejt.

Unë jam dakord me Jorgaqin e të tjerë që i japin rëndësi këtij momenti në jetën e Gjergj Fishtës. Ne duhet të mësohemi që figurat tona nacionale t’i shohim me dritë-hijet e tyre. E në këtë kuptim, nuk duhet të mendohemi dy herë kur vjen puna për të nxjerrë në evidencë ngjarje e qëndrime që “i deheroizojnë” këto figura. Nga ana tjetër, duke i kritikuar figurat tona me peshë kombëtare, ne mbajmë dashje pa dashje edhe një qëndrim të caktuar etik, me të cilin edukohen brezat e rinj. Këta të fundit duhet ta dinë se Fishta ka gabuar. Ashtu si duhet ta dinë edhe se ku kanë gabuar të tjerët.

Është vënë re që përpjekjet për të futur në scanner-in e historianit e të studiuesit personalitetet e kulturës kombëtare bëhen shpesh me logjikë detraktorësh, e shihen po kaq shpesh si punë detraktorësh. Por ne duhet të mësohemi me faktin që këto personalitete ne i nderojmë jo ngaqë kanë qenë shenjtë, por për një arsye shumë tokësore: kanë qenë të aftë e të gatshëm të bëjnë më shumë se të tjerët në momente të caktuara të historisë. Kështu që nuk kemi pse t’ua marrim për të madhe një lajthitje në jetën e tyre, ashtu si nuk kemi pse të pickohemi kur dikush i nënvizon këto lajthitje. Në këtë kuptim, të bën pak përshtypje që adhuruesit e Fishtës nervozohen kur atij ia nxjerrin në dritë këtë dobësi për fashizmin. “Morozzo della Rocca është anti-françeskan e anti-shqiptar”, ia bënte dikush ca kohë më parë, i zemëruar që Della Rocca, mbi bazën e dokumenteve që ka gjetur, arrinte në disa përfundime që nuk bien mirë në veshët e fishtianëve. Të bën përshtypje ca më shumë fakti që këta të fundit shfaqen disi të ndrojtur, e si të çarmatosur, përballë dobësive të idhullit të tyre. Ndërkohë që nuk ka arsye të sillen kështu. Sipas meje, ata duhet të bëjnë tjetrën. Duhet të thonë: “Ok, Fishta ka gabuar lidhur me fashizmin, por kjo përbën veç një pikë të vogël njolle, e cila nuk bie në sy në veprën e tij të madhe.” Dhe kjo është e vërteta.

Ka edhe një gjë. Kur japim vlerësime për personalitetet e historisë sonë, ne duhet të jemi më zemërgjerë se sa francezët, italianët, gjermanët etj. Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan Nolit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Ernest Koliqit, Mit’hat Frashërit etj., mund t’u gjejmë njolla, por nuk duhet të harrojmë se këta janë personazhe qendrore të historisë së Shqipërisë. Këta janë pionierë të kulturës e themelues të kombit. Përfytyroni për një moment sikur këta të mos ekzistonin! Historia jonë do të ishte e zbrazët. Pa themele.

Përfundimi? Shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar! (Mapo)

16 komente në “…E megjithatë, shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar!”

  1. Lennard says:

    Shume racional Z.M.Nano ne kete shkrim.Ndaj te njejtin mendim me te jo vetem per Fishten e Madh por dhe per te gjithe intelektualet e medhenj qe punuan per Shqiperine ,bashka se gjate veprimtarise se tyre mund te kene patur njolla te errta ,gjykuar me “Trimerine Pas Lufte”.
    Nuk mund te hidhen poshte Konica ,Koliqi e shume te tjere.P.Sh.Koliqi bashkepunoi me fashizmin si Minister i Arsimit,.Po nuk e keni idene se sa sherbim i beri ,ne kete kohe ceshtjes shqiptare.Ai organizoi dergimin e arsimtareve ne Kosove dhe ne disa vise shqiptare te Maqedonise ,duke ngritur shkolla shqipe .mendoni se ne ate kohe shumica e shqiptareve ne ato vise ishin analfabete.

    1. saramandafuku says:

      O Muçi si ka mundesi qe merresh me te gjitha argumentet? Veç te jesh nga Skrapari se te gjitha i ben!!! lol

      1. Adriatik says:

        Fatkeqesia ishte qe italianet nuk ndenjen edhe 10 vite te tjera po erdhen enveret dhe mehmetet dhe turkoshqiptaret e tjere qe do na mesonin te beheshim proletare.

        1. Prec Ulaj says:

          Mamaja jote do ishte e para qe do lindte nje Italjan, tamam si ty.

  2. Lennard says:

    Shume racional Z.M.Nano ne kete shkrim.Ndaj te njejtin mendim me te jo vetem per Fishten e Madh por dhe per te gjithe intelektualet e medhenj qe punuan per Shqiperine ,bashka se gjate veprimtarise se tyre mund te kene patur njolla te errta ,gjykuar me “Trimerine Pas Lufte”.
    Nuk mund te hidhen poshte Konica ,Koliqi e shume te tjere.P.Sh.Koliqi bashkepunoi me fashizmin si Minister i Arsimit,.Po nuk e keni idene se sa sherbim i beri ,ne kete kohe ceshtjes shqiptare.Ai organizoi dergimin e arsimtareve ne Kosove dhe ne disa vise shqiptare te Maqedonise ,duke ngritur shkolla shqipe .mendoni se ne ate kohe shumica e shqiptareve ne ato vise ishin analfabete.
    Zoti Moderator .Eshte hera e pare qe po shfaq kete opinion

  3. kozmo says:

    FAKT ESHTE QE TE GJITHE EMRAT E LARTPERMENDUR KANE QENE AJKA E KOMBIT SHQIPETAR , DO TE ISHTE NJE NDER I MADH PER SHQIPERINE, QE ATA TE KISHIN NJE AKTIVITET ME TE GJATA DHE NDOSHTA SHQIPERIA NUK DO TE ISHTE KJO QE ESHTE SOT . KANE QENE PER NJE SHQIPERI TE LIRE DHE TE CIVILIZUAR SI EUROPA ,POR FATI I SHQIPERISE PASKA QENE QE TE FITOJNE HAJNAT ,MASKARENJT .IDIOTET , PRANDAJ JEMI DHE GAZI I BOTES .
    SA PER LIDHJET E FISHTES ME ITALINE FASHISTE MENDOJ SE GJITHESHKA E KA BERE PER TE NDIHMUAR SHQIPERINE . E SHIKONTE ITALINE E ASAJ KOHE ,E ATIJ REGJIMI ,SI SHPRESEN ME TE MADHE PER TE DRYSHUAR MIZERJEN SHEKULLORE DHE E VERTETA ESHTE QE NE DHE SOT KRENOHEMI ME ATO PAK NDRYSHIME QE ITALIA BERI NE ALBANISTAN .

  4. majmuni says:

    …menjifjal ky Fishta na del si majmuni me i mir nder majmunat e tjer te kombit te majmunave ballkanik!
    dhe majmunet vazhdojn te majmunerojn ne majmunerit e tyre majmunore,prej majmunesh tamam majmun majmunesh.

  5. Lpl. says:

    Keta Italiane dhe Gjermane qe jane sot qe ju kemi ledhuar sovranitetin kane qene edhe jane keta diktijne te gjitha rregullat ligjet financat orjentimin kulturore dhe gjithçka , edhe Hitleri kishte aleance politike ushtarake me te gjitha vendet e lindjes perveç polonise dhe Rusise .Po te fitoje ideologjia komuniste sot ,por kete se mbeshtet as Rusia Berisha Nano Rama te gjithe do ishin tradhtare te atdheut sepse kane shitur vendin .Evropa nuk kishte demokraci ne ate kohe as vendet komuniste , dhe Italia e Gjermania ishin te fortet me ato do u bente aleance dhe kerkesa per ndihme , edhe sot po keto shtete jane te forta dhe kerkojme te behemi si ata .Edhe pse sot deshirojme te behemi si ata ka per te dale dikush me vone dhe ka per ta denincuar kete aleance sepse atyr ka per tju dukur absurte dhe te pa vlere .Per mua nuk ka gabuar Fishta se regjimi i Zogut ishte skandaloz dhe komunizmi ishte afer dhe frka e Fishtes eshte e justifikuar sepse kishte shume padrejtesi dhe varferi Zogu dhe komunizmi qe u perflite nder grupet qe egzistonin ne ate kohe .Ne edhe sot therrasim ambasadoret per ndihme kerkojme para ne gjithe globin edhe tek Islamiket kerkojme vemendjen kryesisht te Gjermanise qe ishte naziste Italise fashiste dh Amerikes Imperjaliste .Nasho Jorgaçit i ka ngele koha ne komunizem dhe duan ti vene damken Fishtes per nje veprim te drejte sepse nuk kerkonte luks por buke sikur sot per komunistet ne qe emigrojme jemi tradhtare e rrenuan te gjitha figurat per se gjalli tani kerkojne ti groposin e historine e kujtimin e tyre .Ne jemi Katolik dhe Gjergj fishta dhe gjithe kleriket dhe Krisht jane me te rendesishem se Atdheu i juaj sepse kur nuk ke respekt per figurat njerezit çfare te duhet toka guret ferrat malet gropat keshtu eshte gjithe rruzulli , njerezit bejne qe ta duash atdheun ose mos ta duash .

  6. joel shkodra says:

    Po njollat e figurave qe bashkepunuan me diktaturen komuniste a duhen shikuar? Apo ata jane te gjithe pa njolla?

    1. Lugati says:

      Jo joel mos i prek kadarene me agollin klyshave komunist se acarohen

      1. joel shkodra says:

        Po “kjo asht loja”. Duan t’i gjejne sa me shume njolla te tjereve, qe te dalin vete te lare e te mundohen ta zbresin Fishten nga maja e letersise dhe e patriotizmit. Por, sa me shume qe te mundohen qe ta nxijne, Fishta aq me shume ndriçon. Per çdo gje qe te kene shkruar e vepruar keta vete gjate komunizmit, thone: “e po ashtu ishte koha”.

  7. oldman says:

    Biografet e vertete nuk merren me gjykime te personazheve historike. Ata rendisin faktet, rrethanat, veprat, ndikimin dhe pasojat qe kane lene njerezit e shquar ne vendin e tyre ose edhe me gjere. Sot Mustafa Nano gjykon Fishten se ka vepruar keq ose mire. A eshte valle M. Nano gjykatesi suprem per te vendosur se kush eshte e mira ose e keqja absolute? Une per vete dyshoj qe jo Nano, por asnje qenie mbi toke, nuk eshte dhe nuk mund te beje rolin e “Zotit”.

  8. Moni says:

    Zoti Nano! Mos i ngaterroni termat. Kush bashkepunoi me pushtuesit, ne kohen e Pirros, Teutes, Skenderbeut, Ali Pashes, Lidhjes te Prizrenit, Ismail Qemalit, Luftes se Dyte Boterore, historia e ka quajtur me nje emer, … prit se nuk me kujtohet. He mo, si i thone? Dreq, po une si e harrova!!!???
    Se ne luften e dyte boterore, heroi kombetar i Frances Mareshalli Petain, bashkepunoi me pushtuesit, dhe francezet pas lufte e denuan me vdekje. Dhe e quajten,… he mo ma kujto nje cik, se tani nuk perdoret me!!!!
    Oooo, tradhetar, tani mu kujtua. Tradhetar i thone atij qe bashkepunon me pushtuesin.
    Dhe sa me shume shkruani, po na e ndriconi mendjen se Enveri nuk paska gabuar hic ne vleresimin e figurave te kombit. Derisa ne France, Holande, Belgjike, Danimarke, Norvegji, Suedi, Angli i kane mbyllur llogarite me bashkepuntoret e fashizmit, duke i quajtur nje here e pergjithmone tradhetare, ne perse ju kthehemi atyre?
    -Me c’te drejte e fut ti Fan Nolin, mes emrave te Gjergj Fishtes, pater Anton Arapit, Ernest Koliqit, Mustafa Krujes, Mit’hat Frasherit, Faik Konices. A do te quheshin tradhetare te Frances keta nese do te ishin franceze dhe ate qe bene ketu, do ta benin ne France? Po. Dhe do te ishin denuar me VDEKJE ashtu sic u denuan te gjithe ata qe bashkepunuan me pushtuesit atje.
    -Prandaj qe ne fillim shkruaj, tradhetari Gjergj Fishta, pervec tradhetise ka patur dhe disa te mira. Ka qene kunder Zogut, por ka qene i regjistruar qe ne vitin 1925 si spiun i Italise. Keshtu thone dokumentat.
    Dhe per asnje figure, sot po del, se Enver Hoxna nuk paska gabuar. Vleresoi Cabejn dhe Nolin, por te tjeret moren ate qe vete pergatiten.

    1. Lugati says:

      Ja paska dal dhe mon honor de balzak i 2016 me m.nanon a.gj.fishta tradhtar???? Fan noli patriot????

  9. Tralala says:

    Ju o te mjere, qe s’tregoni as emrin, nuk mund te gjykoni askend. Jo me Homerin shqiptar. Modelet tuaja te vleresimit jane ato te njeriut te perkryer, dicka e pamundur, as per idhulli tuaj, Enveri.

  10. pro says:

    …{.dhe me duket se kockat ja hodhen ne DRIN..apo gaboj}…Fishta pati edukim françeskan,por” lahuta e malsis” ngelet e madherishme edhe sot me vargjet e saj..duke mos i lene njolla,… nuk di perse analisti e rikujton ne mes hijesh..jepi madheshtine qe i takon,..pasi e meriton.{kjo toke ka nxjerre gjithmone tradhetare}… vargjet e Fishtes jane lapidar per letersine shqiptare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje