Të gjitha Serbitë ia kanë mësyrë Kosovës të nxitura nga intenca grabitqare dhe këtë Noel Malcolm e shpreh përmes metaforës së të uriturit përballë vitrinës me ushqime.
Sipas Jovan Ristiqit në “Historinë diplomatike të Serbisë”, libri II (1898) pas depërtimit të ushtrisë serbe në rajon, “në Arnautllëk kishte mbetur ushqim dhe bagëti si plaçkë, që ishte e mirëseardhur për ushtrinë tonë.” (Shih për këtë: Petrit Imami, “Srbi i Albanci kroz vekova”).
Dhe si kundërpërgjigje projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Serbia ka vazhduar spastrimin etnik të këtyre krahinave kosovare deri në vitet 1912-13 dhe, më pas, kur edhe aneksoi tërë Kosovën (me viset e sotshme të banuara me shqiptarë etnikë në Maqedoni dhe ato nën Malin e Zi).
Pastaj, Serbia mbretërore (SKS) e pastaj edhe Serbia federale nën komunizmin jugosllav, e deri te Serbia fashiste e Milosheviqit dhe kjo postfashiste e Vuçiqit, duke e përdorur dendur “mitin e Kosovës” si djep të Serbisë dhe serbizimit, në emër të këtij miti të rremë, u ka shkaktuar fqinjëve të vet shumë gjak e vuajtje, deri në përmasa gjenocidale.
Njëqind vjet është djegur toka e Kosovës dhe njerëzit e saj, në emër të mitit historik për “Kosovën si djep i Serbisë”, e tashti, fillimisht Boris Tadiqi (ish-presidenti serb) i ka hyrë misionit historik ta rrënojë këtë mit, i cili, siç vlerësuan ai dhe shkrimtari Svetislav Basara, jo vetëm që qenkësh i rremë, por edhe i banalizuar si instrument në duart e politikës ditore dhe po e penguaka Serbinë në shtigjet prosperuese dhe integruese.
Dhe Tadiq fillimisht shfaqet i gatshëm të ndajë “djepin e serbizimit” (Krahinën jugore serbe) hiç më pak se me Shqipërinë (duke vëzhguar se në Tiranë ekzistojnë qarqe që po ashtu e trajtojnë Kosovën si “krahinë të Shqipërisë”), për ta arritur pajtimin historik mes dy kombeve.
Natyrisht në dëm të të tretit.
Synimi i Tadiqit është i qartë si kristali.
Fshirja e Kosovës edhe si nocion gjeografik, por para së gjithash si entitet juridik-politik nga harta gjeopolitike e Evropës dhe botës, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare (Kosova sovrane është e njohur nga 110 kombe të botës), por edhe nga kujtesa historike.
Dhe kur lidershipi kosovar nuk u turr të binte në këtë kurth (qysh rëndom bie), ai u rishfaq sërish në rolin e kadiut otoman, duke akuzuar Prishtinën zyrtare se qëllimi i saj i fundit na qenkësh krijimi i “Shqipërisë së Madhe”!?
Serbia po i prin betejës për ripërkufizim etnik me Shqipërinë (natyrisht duke anashkaluar Kosovën si fakt), duke kërkuar etnicizim të mëtejmë të shteteve, e këtë karrem etnonacionalist duket se po e hanë edhe disa shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë.
Serbia zyrtare që nga Garashanini, Vasa Çubriloviqi e Ivo Andriqi ka prodhuar dhjetëra dokumente antishqiptare e së voni edhe antikosovare, saqë kur i kujton përmasat e fuqisë së saj ushtarake, secili vrojtues i Ballkanit habitet sesi kanë mbijetuar shqiptarët etnikë në Kosovë deri në ditët e sotme, madje duke arritur edhe pavarësinë kombëtare, Republikën e Kosovës (2008)?
Që në “Librin e kaltër” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (SANU), që ishte përgatitur nën patronazhin e “babait të serbizimit”, Dobrica Qosiq, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1974, që si pako quhej Memorandumi i Parë i SANU, ishte në realitet Memorandumi i Tretë (pas Çubriloviqit dhe Andriqit) mësyhej t’u bëhej shqiptarëve jeta e padurueshme në Kosovë, për t’i nxitur ata që të ikin, ose nëse s’do të iknin dot, për të provokuar kryengritje e për ta justifikuar çdo lloj represioni e shtypjeje deri në përmasat e gjenocidit ndaj tyre.
Memorandumi i Parë i SANU (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve) është botuar në gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” më 24 dhe 25 shtator 1986.
E kanë shkruar rreth 20 autorë, ndër ta kryesorët ishin Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajlo Markoviq dhe sipas gjasave edhe Jovan Rashkoviq.
Porse baba ideologjik i tij llogaritet shkrimtari nacionalist, Dobrica Qosiq.
Kurse autorë të Memorandumit të Dytë (Libri i bardhë) janë Dobrica Qosiqi dhe filozofi Ljubomir Tadiqi (baba i Boris Tadiqit.)
I pari zë vang kinse tek rrezikimi i serbëve në Kosovë dhe kërkon zgjidhje ushtarake (me luftë), kurse i dyti kërkon zgjidhje politike, pra një “përkufizim me Shqipërinë” në mënyrë paqësore (“Razgranićenje sa Albanijom”), mirëpo qëllimi mbetët i njëjtë, ideja e Serbisë së madhe.
Kësisoj, Serbia i ka futur në kurth disa shqiptarë naivë dhe elemente antishtet për të bashkëpunuar për ta shpërbërë shtetin dhe shoqërinë kosovare.
Ashiqare, etnonacionalistë jointeligjentë dhe ndonjë plak i matufosur si çifti i Dritëro Agollit i janë bashkuar Tadiqit dhe Daçiqit në idenë se nuk ka kosovarë, që në thelb do të thotë se nuk ka as shtet kosovar. Kjo është jo vetëm marrëzi, por edhe thirrje për përplasje (luftë civile) mes integristëve shqiptarë dhe etatistëve kosovarë, sepse shumica absolute e kosovarëve, duke qenë se nuk kanë atdhe rezervë pos kësaj Republike ndihen të çorientuar dhe të fyer dhe ata do ta mbrojnë shtetin e tyre nga çfarëdo pazari që e nxit Beogradi dhe i shkojnë prapa disa shqiptarë injorantë.
Republika e Kosovës nuk është në shitje, ajo është e pandashme dhe e përhershme.
Është fituar me gjakun e derdhur të kosovarëve gjatë një shekulli lufte politike dhe kryengritje të armatosura,
Sipas asaj që e tha së voni Ivica Daçiqi, se nuk ka kosovarë, por vetëm shqiptarë të Kosovës, serbë etj. D.m.th. se shqiptari i Kosovës është thjesht pakicë nën Serbi, kurse kosovari nënkuptohet se është sovran, titullar i kombit që ka në pronësi shtetin kombëtar të Kosovës!
Në anën tjetër ish-ambasadori amerikan në Tiranë dhe njeriu ndër më meritorët për Kosovën e pavarur, Christopher Hill, duke folur për një Ballkan të papërfunduar dhe me shumë sfida, tha se Tirana zyrtare kurrë nuk ka qenë e interesuar për bashkim me Kosovën.
“Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së madhe”.
a.) Etnia e shumicës së kosovarëve është shqiptare dhe kjo është një konstantë. Nga kjo etni ka lindur kombi kosovar (të gjitha kombet e botës janë artificiale dhe politike, pra të panatyrshme) dhe kjo është një variabël. Kombi kosovar mund të maturohet me bazë qytetare, pra të bëhet shumetnik nëse pos grupeve tjera etnike që pothuajse e kanë pranuar kosovarizmin edhe serbët mund të pranojnë vullnetshëm (politikani Nenad Rashiq deklaroi se ai ndihet kosovar) lojalitetin ndaj shtetit dhe kombit të ri, përkatësisht ata do të vendosin nëse duan të bëhen pjesë integrale e kombit unik kosovar, apo t’i ruajnë vetitë e minoritetit etnik serb!?
b.) Etnia shqiptare si shumicë absolute në Kosovë (ta quajmë simbolikisht si Dardani ose Arbnia e Epërme) është titullare e kombit kosovar dhe e ka në pronësi të vetën shtetin kosovar.
c.) Të jesh shqiptar i Kosovës e jo kosovar si entitet juridik-politik d.m.th. je pakicë etnike në një shtet të huaj (nën Serbi sipas qejfit të Memorandumit 2, pra të dy Tadiqëve dhe Daçiqit&Co.
d.) Të jesh kosovar, përket politikisht në “njësi të rritur”, pra përket në shtet sovran!
Ata që janë hedhur “në vijën e parë të frontit” për Shqipërinë e madhe si Tadiq e Daçiq (por edhe ndonjë Visar Ymer a Dritëro Agoll) mund të zgjedhin me kosovarizmin apo me Daçiqin!
Mes këtu nuk ka më.
Koha Ditore
Hahahaa çfarë beqirash që janë. Hajde thonë të ndajmë miellin tënd qe te rrimë rehat……..
Këta duhen shuar nga faqja e dheut si rrace
Pse? a nuk eshte Kosova pjese e Shqiperise?
kur humbi ne zgjedhje te 2013 Sali Berisha
serbet gezuan njelloj si socialistet tane.
-Me humbjen e Sali Berishes u shuajten
deshirat per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Sali Berisha si bashkon dy vendet tona
me Rrugen e Kombit ashtu kishte ne
mendje e zemer qe te bashkonte
dy vendet tona dhe shume shpejt do ishin
faktor kryesor ne rajon gje qe ngeli per me vone.
Halil,
po shqiptaret e Maqedonise,te Malit te Zi cfare jane??????????
Une lexova deri te intenca dhe postmiloshevic…..
Te tjerat I lutem komentuesve per sqarim.
–
Eshte merita e Serbeve dhe dobesia e paaftesia e Shqiptareve qe sot Kosova eshte ende nje truall Serb dhe populluar nga Shqipfoles e Serb.
–
Koqevaret do bejne lufte me arme kunder bashkimit, aq shume I tmerron bashkimi me Shqiperine. Ose, Koqevaret do votojne vetem per Saliun e Islamikun Lulbasha ne zgjedhje. Urrejtja e Koqevareve per Jugun eshte me e madhe se per Serbet.
Uroj qè Dritèroi tè ketè kohè dhe shèndetin , qè ti shkruajè dy vargje kètijè jabangjiut tè Kosovès Mato-shit !!!
Shume dakord jena qe mos te bashkoheni me Shqipërinë. Jo per mungese nacionalizmi apo ndonje urrejtje te pa vend, por thjesht per prakticitet. Mendoj qe shqiptaret e ish-jugosllavise kane aftesi me shtetformuese se shqiptarët e Shqipërisë. Dhe kjo gjë është e dukshme ne shume situata. Ti bashkoheni Shqipërisë nuk i shërben mirqenies, por thjesht nje ëndrre tipike ballkanike qe me thene te drejtën është larg realitetit te sotshëm (duke qenë se balanca politike botërore nuk na e lejon he per he). Prandaj ne kete pike jemi dakord. Por, te propozosh nje identet kosovar (si njëlloj Austrie) duhet pak guxim. Vërtet e keni lirine sot, vërtet jeni shtypur e keni luftuar here me politikë e here me protesta kundër regjimit serb, por nuk kane mjafuar qe ju te fitoni vete lirine (e kjo edhe per faj te Shqipërisë e shqiptarëve qe ju kemi braktisur) . Liria ju është dhuruar (e per kete duhen falënderuar miqte) ashtu siç ju dhurua e drejta e te ekzistuarit shtetit hebre nga anglezët, dhe me te drejte. Mos harrojme qe krahasimi apo tentativa te përshkruash Kosovën me nje lloj Austrie është jashtë realitetit. KOSOVA nuk ka pasur ndonje histori te suksesshme aq sa per te ngjallur nazionalizem te veçuar nga identiteti kombëtar. Austria ka qene nje perandori qe udhëhiqte Evropën, e kjo i jep te drejtën te kete nje lloj veçorie ne raport me popullin Gjerman, e me Gjermaninë si shtet. Ben mire ai politikani me origjinë serbe qe thotë se është krenar qe është kosovar, sepse ai aty ka lindur e siç thone rilindësit tane (jo kto palaçot politike) : ” memedhe te quhet toka, atje ku te ka lindur koka” … Njerëz te mençur ata rilindas. Per ta mbyllur, sot te jesh shqiptar, kosovar, maqedonas, serb, vlleh, rom, Egjiptian, arumun, i krishterë, musliman, etj etj është diçka mjaft intime qe vetëm zemra ta di, dhe duhet mbrojtur me krenari, por sot njerëzit duan mirqenie. Dhe kjo është detyra jone. Mbetjet e historisë jane e kaluar tashme, vetem puna e progresi na bejn civile, jo mbetjet e nje historie te dhimbshme. Rrofte evropa, rroftë Shqipëria, rroftë civilizimi!
Shume dakord jena qe mos te bashkoheni me Shqipërinë. Jo per mungese nacionalizmi apo ndonje urrejtje te pa vend, por thjesht per prakticitet. Mendoj qe shqiptaret e ish-jugosllavise kane aftesi me shtetformuese se shqiptarët e Shqipërisë. Dhe kjo gjë është e dukshme ne shume situata. Ti bashkoheni Shqipërisë nuk i shërben mirqenies, por thjesht nje ëndrre tipike ballkanike qe me thene te drejtën është larg realitetit te sotshëm (duke qenë se balanca politike botërore nuk na e lejon he per he). Prandaj ne kete pike jemi dakord. Por, te propozosh nje identet kosovar (si njëlloj Austrie) duhet pak guxim. Vërtet e keni lirine sot, vërtet jeni shtypur e keni luftuar here me politikë e here me protesta kundër regjimit serb, por nuk kane mjafuar qe ju te fitoni vete lirine (e kjo edhe per faj te Shqipërisë e shqiptarëve qe ju kemi braktisur) . Liria ju është dhuruar (e per kete duhen falënderuar miqte) ashtu siç ju dhurua e drejta e te ekzistuarit shtetit hebre nga anglezët, dhe me te drejte. Mos harrojme qe krahasimi apo tentativa te përshkruash Kosovën me nje lloj Austrie është jashtë realitetit. KOSOVA nuk ka pasur ndonje histori te suksesshme aq sa per te ngjallur nazionalizem te veçuar nga identiteti kombëtar. Austria ka qene nje perandori qe udhëhiqte Evropën, e kjo i jep te drejtën te kete nje lloj veçorie ne raport me popullin Gjerman, e me Gjermaninë si shtet. Ben mire ai politikani me origjinë serbe qe thotë se është krenar qe është kosovar, sepse ai aty ka lindur e siç thone rilindësit tane (jo kto palaçot politike) : ” memedhe te quhet toka, atje ku te ka lindur koka” … Njerëz te mençur ata rilindas. Per ta mbyllur, sot te jesh shqiptar, kosovar, maqedonas, serb, vlleh, rom, Egjiptian, arumun, i krishterë, musliman, etj etj është diçka mjaft intime qe vetëm zemra ta di, dhe duhet mbrojtur me krenari, por sot njerëzit duan mirqenie. Dhe kjo është detyra jone. Mbetjet e historisë jane e kaluar tashme, vetem puna e progresi na bejn civile, jo mbetjet e nje historie te dhimbshme. Rrofte evropa, rroftë Shqipëria, rroftë civilizimi!
Keto shkrime nuk i sherbejne fare kombit shqiptar; Pyetja dhe zgjidhja e ketij problemi nuk jane ato qe ben kjo gazete dh autori shkrimit por a duan populli kosovar te mbetet shqiptar apo do qe te jete nje popull tjeter dhe te kungohet me emrin kosovar si “komb” me vete; koha sot eshte qe kjo zgjedhje ngelet ne doren e atij populli per te vendosur duke perjashtuar historine dhe te verteten e origjines; historia le te shkruhet ashtu si eshte, ndersa njerezit le te jetojne ashtu si duan; analiza qe ben gazeta “Koha” apo autori shkrimit dhe pyetja qe ben eshte e gabuar katerciperisht. Dritr6 Agoli eshte nje nga shqiptaret e mençur dhe te medhenj dhe ato qe ka thene qendrojne si Korabi mbi token shqiptare dhe kush ka pak kujtese i permendi me dy llafe edhe para pak ditesh me nen tekst kur i shkoi ne shtepi presidenti Kosoves. Historianet le te shkruajne histori, po te vertete ama, popujt le te vendosin per te ardhmen e tyre. Une jam shqiptar i paster, nuk e njoh kete Halil Matoshin, po mendimi tij ne trajtim te ketij problemi ne pershtatje me kohen dh te drejtat e njeriut eshte jashte çdo koncepti ndaj perparimit te sotem. Do te quhet komb kosovar, le te quhet ashtu pavaresisht se ku i ka rrenjet. Kokrrat pema i ben ne dege dhe ato hahen sot.
ESAT PASHA THA KOSOVEB E DUA KOSOVARET CFAR TI BEJ,ZOGU I SHITI KOSOVARETR,NOLI E SHKRUAJTI 10 KOSOVAR,ENVERIJA DHA KOSOVEN SERBISE ,TITOS SHIKOJME HISTORINE,KOSOVARET JANE ME LART SE NEVE NE LEKE NE PRONA,,NUK ESHTE KOHA PER BASHKIMATE E VENDOS AMERIKA DHE ALBIN KURTI(HAHHAHAAHH)18 VJET USA S PO I BEN 2 KOKA KOSOVARI
Ballkani ende eshte ne nje kohe te romantizmit.Shpartallimet e PERANDORIVE i gjejne shqiptaret te pa organizuar.Ose te organizuar ne anen e gabuar, joproduktive ne pikepamje te te drejtave kombetare. Dy luftat e fundit botrore nisen pikerisht ne Ballkan. Kjo per shkaqe te formimit te shteteve ballkanike.Mjerisht ne keto luftera trojet shqiptare ishin ne “tender”.”Berlini”, “Shen Stefani”, “Londra”, “Versaji” e traktate tjera vepronin si tenderet e sotem te Shqiperise apo Kosoves. Shqiptaret nuk kishin kacik per vendimmarrje reciproke e te drejta.Keshtu atyre u miret Krahina e Toplices, u mirret pjesa jugperendimore e Malit te Zi (Zhabjaku sepse duhet te mirret Liqeni i Shkodres, Tivari sepse duhet te mirret bregdeti etj).Franca ia dhuron Kosoven dhe Maqedonin Serbise pa i pyetur shqiptaret. Ne jug Camerine e pjeset tjera te banuara me shqiptare i ipen Greqise. Tani, fal Amerikes, shqiptareve u mbetet e mjera Shqiperi e cila perfaqeson jo me shume se nje te treten e shqiptareve (1/3 e trojeve shqiptare).
Per kete shqiptaret nuk mund te jene krenar per drejtesine e cila aktualisht dominon ne bote. Drejtesia kosovareve u erdhi me dhune-lufte. Por nuk u erdhi shqiptareve tjere te ish Jugosllavise, te cilet perbenin nje kompaktesi me shqiptaret e Kosoves dhe Malit te Zi. Nuk u erdhi as cameve te debuar nga vatrat e tyre ne Greqi. Kjo nga se BE dhe Rusia shqiptaret nuk i llogarite si popull me te drejta te barabarta e reciproke me popujte tjere te Ballkanit edhpse i tere , thuaja se i tere Ballkani ishte pikerisht i ketyre shqiptareve.
Shqiptaret duhet te kene nje ZONE ADMINISTRATVE. Eshte e drejt e tyre. Por ne kete moment rolin dominant nuk e luan drejtesia. E drejta e Maqedonise si shtet te etnitetit maqedon nuk egziston. Si te tille e krijoi forca e jo drejtesia. E krijoi forca me prapavi asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve. C’benem ne te tjeret per vrasjen e qellimte te shqiptareve ne Maqedoni? Asgje! C’beri BE? Thuaje se asgje!! C’po bene BE ne permirsimin e marredhenieve Kosove-Serbi? Po i kerkon kushte Kosoves te cilat as vete Serbia nuk mund t’i perballoje pa probleme. A do krijoje Serbia KOMUNA shqiptare, Komuna hungareze, romune, kroate etj. etj. JO se JO!!
Per kete, largimi nga perimi i mosndrrimit te kufijeve ne Ballkan, per shqiptaret kishte me qene nje zgjidhje fatlume. Mirepo kjo kishte me qene fatlume vetem ne nje kohe tjeter dhe nje drejtesi tjeter me fatlume. Aktualisht shqiptaret jane me te sigurt e me te qete ne shtetin e Kosoves dhe ne te drejtat e njeriut se sa te futen ne avanturat e panjohura ku do te humbasin edhe ate cka e kane. Ne kete moment BSHKOMI BENE FUQINE nuk vlene-kushtet nuk jane te pershtetshme. Shqipteret ende nuk mund te tregohen si kosmopolitan sepse ende nuk jane te lire si popujt tjere. Ti ma vret mikun e kerkon te jam kosmopolitan no pasoran!!!