Julen Lopetegui: Nuk kemi frikë nga Shqiperia, kemi ardhur për fitore

8 Tetor 2016, 19:00Sport TEMA

Trajneri i Spanjës, Julen Lopotegui, ka folur në konferencën për shtyp në “Loro Borici” për sfidën e nesërmë kundër Shqipërisë. Tekniku spanjoll shprehu vlersimin e tij për kombëtaren shqiptare por theksoi se kanë ardhur në shqipëri për të marrë tre pikët.

“Nuk kemi frikë nga Shqiperia, por e respektojmë si skuadër. Ata janë rritur shumë gjatë viteve të fundit dhe këtë e treguan edhe në Euro 2016, por edhe gjatë eliminatoreve të saj, ku arritën në ndeshjen e parë të fitonin në transfertë ndaj Portugalisë” tha Lopotegui.

Ndërkohë I pyetur për gjëndjen e fushës ai tha ku spanjollët kanë pasur ankesa ai tha. “Sa i përket fushës, është ajo që është, ne do të japim maksimumin kundër Shqipërisë”.

Gjithashtu ai shtoi se në skuadër nuk ka presion pavarsisht barazimit që mori në ndeshjen ndaj Italisë.

Shqipëria kryeson Grupin G me gjashtë pikë të plota, ndërsa Spanja ka katër pikë dhe renditet në vendin e dytë./f.b

3 komente në “Julen Lopetegui: Nuk kemi frikë nga Shqiperia, kemi ardhur për fitore”

  1. tema says:

    KA SHUME MUNDESI TE DALIN BARAZIM .

    1. Peco says:

      Sot ne oren 10 e gjysem te darkes, ne jemi ne vendin e katert ne grup. Ate qe pash ne pjesen e pare, se cfare hoqi Italia nga keta spanjollet, pa frike mund te thuash “ruajna zot”. Nje stuhi qe italianet nuk dinin nga vinin. I ruajti zoti, nuk di 8 apo 9 korne ne kete pjese. Pastaj, ata lumemdhenj italian mbajne akoma Bufonin! Vec per te kenduar me gryke himnin, per asgje tjeter nuk e ke. Pas asaj qe beri kur hengri golin, une te isha, nuk hyja me ne fushe… Sidoqofte, po shpetuam ne pjesen e pare pa ngrene gol, une sinqerisht nuk kam me frike dhe barazimi per ne ka per te qene i sigurte.

  2. portugez says:

    kolegu jot portugez e hongri nga shqipria dhe ai kshu tha ne fillim te neshjes kemi ardh per fitore …….trajner trap…..as1here nuk flitet me siguri 100%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje