New York Times: Kosova, ekipi i rrugës

8 Tetor 2016, 13:09Sport TEMA

Përballja e Kosovës me kombëtaren e Kroacisë nuk ka pasur vetëm vëmendjen e mediave vendase dhe kroatë, por edhe aty përtej oqeanit. New York Times ditën e enjte në Shkodër pa pasur reporter e vet për të fotografuar momente nga ndeshja dhe parapërgatitja e saj. Një artikull i gjatë me titullin Kosovo: The Road Team (Kosova: Ekipi i rrugës) është publikuar në New York Times.

Andrew Testa, autori i shkrimit, nuk është ndalur vetëm në rezultatin e ndeshjes, por e ka parë atë si pasojë e një jete të vështirë politike dhe ekonomike që bëjnë në Kosovë.

Në artikull shkruhet sesi Kosova është përballur me beteja të mëdha që nga viti 1990 dhe kryengritjen e shqiptarëve ndje serbëve, për të vazhduar më pas deri në vitin 2008 nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Për New York Times anëtarësimi i shtetit në FIFA ka nxjerr në pah problemet e Kosovës lidhur me mungesën e një stadiumi. Dhe për këtë arsyeje ndeshje e parë e Kosovës si vendas, për kualifikimet e Botërorin ‘Rusia 2018’, është dashur të luhet në Shkodër.

New York Times tregon se lojtarët e Kosovës më herët kanë përfaqësuar vende tjera, por pas pranimit në FIFA kanë vendosur që ta veshin fanellën e vendlindjen.

“Pasi bën udhëtimin pesë orësh përtej kufirit malor që ndan dy vendet, mijëra tifozë të Kosovës zbritën nga autobusët e tyre duke brohoritur”, shkruan gazeta amerikane.

“Udhëtimi i tyre në stadium ishte i mbushur me fishekzjarrë, me fanella blu dhe të verdhë dhe thirrjet “Shqipërisë Etnike”, një referencë për idenë e Shqipërisë së Madhe që do të bashkojë shqiptarët të cilët janë ndarë në pesë vende: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Shqipëria”, përfundon shkrimi.

7 komente në “New York Times: Kosova, ekipi i rrugës”

  1. Koqova ime e dashtum says:

    Ekipi i Kurbetit,me duket.Apo jo?

  2. 17nentori says:

    jo ekipi i rruges …se ja zbrisni cdo lloj dinjiteti qe artikulli origjinal ja ka drejtuar kosoves.
    mund ta shqiperoni psh “ekip ne udhetim” apo edhe “udhetimi i nje ekipi”.
    ju lutemi shume tema, beni perpjekje te transmetoni thelbin e artikullit dhe jo te zbrisni fjalet.

  3. rako ferra says:

    Kosova eshte nje ekip me shume talente
    Eshte e kuptuesheme qe fillimi eshte i veshtire
    Vecse ate qe duhet te beje Federata Kosovare eshte te bashkpunoje me nje trainere te huaj me pervoje
    Ky i sotemi te me falin Kosovaret nuk ben te jete trainere i Kosoves

  4. tfgs1 says:

    bourdelo sunitesh,varu kkkkkkkkk……………

  5. dash says:

    Nuk ju ben peshtypje nje fjale? Edhe Greqia ne listen shqipetare,per Here te pare zyryarisht ne nje gazete.Hajt fillim te mbare…

  6. Trimi says:

    O perkthyes Kari, ka kuptimin e Rrugetimi I nje ekipi dhe jo ekipi I rruges.

  7. vjeshta says:

    Ju jeni idiote. Do tethote “ekipi shëtitës” jo i rruges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje