Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë komentuar fitoren e Shqipërisë përballë Lihteshtenjit, fitore që për momentin i jep kryesimin e grupit.
“Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës”.
Ky është titulli që gazeta sportive spanjolle “AS” ka për fitoren e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit.
“Shqipëria mori fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur mbi Spanjën dhe Italinë. Vendi Ballkanit që demonstroi prezencën e vet në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit nuk është një kundërshtar i lehtë në teori.
Spanja do të ketë një ndeshje të vështirë të dielën”, mbyllet shkrimi i “AS”.
Ndërsa “Sport Mediaset” shkruan se Shqipëria nuk bën gabime, në grupin e Italisë kryeson Shqipëria e De Biazit.
Kurse “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.
kurse ky gazetari I’m ktu posht,kokmodh kokekuq, I gjat dhe me musteqe t zeza.. tha “ra daci n kos”
Kam frike shume se Spanja do ta gjunjezoj fare Shqiperine. E pashe ne ndeshjen miqesore me Belgjiken dhe mu duk fantastike Spanja. e shohim0 ndoshta nuk do jete ajo qe pashe
Thuja emnin e atij gazetarit tend aty poshte se e dime te gjithe aristiteli 0oo e ka !!!!
Ne do e mundim Spanjen
Ha Ha Ha,
Gazetat spanjolle tallen me artikuj “serioze” dhe ne kujtojme se kushedi se kush jemi.
Vertet e besoni titullin ” Shqiperia dominon grupin e Spanjes” ?
Po me ke ka luajtur Shqiperia ? Me 2 skuadrat e fundit te grupit qe kane nga 0 pike. Vetem ne na ra shansi te luajme me 2 skuadrat e fundit , me keto skuadra te gjithe kane fituar deri tani , por vetem ne u ndeshem me te dyja prandaj kemi 6 pike.
Me Maqedonine duhet te falenderojme arbitrin turk qe nuk akordoi ate penallti te paster per maqedonasit ne fund , si edhe shiun qe nderpreu ndeshjen.
Sa per Lihtenshtejnin ajo eshte skuader amatoresh , dhe te fitosh 2-0 eshte njelloj sikur te kesh dale barazim.
E cfare ka treguar Shqiperia ne keto 2 ndeshje ? Absolutisht asgje.
Me Spanjen , le te urojme qe te humbasin me sa me pak gola.