Shqipëria gati me “frymë të re” ndaj Lihtenshtejnit

6 Tetor 2016, 11:13Sport TEMA

Shqipëria e De Biasit do të vihet përballë një tjetër testi delikat pas suksesit të vuajtur me Maqedoninë. Lihtenshtejni është ndalesa e dytë eliminatore.

Edhe pse në pamje të parë një ndeshje që nuk shkakton dhimbje koke për kuqezinjtë, rivalët modestë mund të vendosin seriozisht në provë forcën ofensive të këtij grupi.

Skuadra është stërvitur rregullisht gjatë ditëve të fundit dhe trajneri italian ka nisur ta ndërtojë formacionin në kokën e tij.

Shqipëria në skemën e tij është gati dhe me gazin në maksimum do të kërkojë ta zhbllokojë këtë sfidë që në minutat e para për të mos marrë përsipër rreziqe të panevojshme.

Mungesa e Sadikut nuk shqetëson aspak për ndalesën e së enjtes dhe sipas të gjitha gjasave, surpriza më e madhe do të jetë debutuesi Azdren Llullaku, raporton Super Sport.

Grupi i drejtuar nga De Biasi u shfaq i qetë në seancën e fundit stërvitore, ku skema e përgatitur nis nga porta me Etrit Berishën titullar të padiskutueshëm, ndërsa në repartin e tërhequr, Hysaj-Mavraj-Gjimshiti dhe Aliji do të rreshtohen në linjën katërshe.

Përpara mbrojtjes Kukeli dhe Abrashi do të formojnë digën dhe do të ndërtojnë aksionet, ndërsa në krahët e Balajt në sulm do të jenë pikërisht Lullaku, Hyka dhe Roshi.

Një formacion ku ndryshimet duken radikale në pamje të parë por skema praktikisht nuk ndryshon.

1 komente në “Shqipëria gati me “frymë të re” ndaj Lihtenshtejnit”

  1. enter"" says:

    Se kuptoj kete De Biazin, pse nuk merr Manaj I cili po vleresohet shume ne ITALI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje