Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtejnit

5 Tetor 2016, 11:05Sport TEMA

Pasditen së martës në seancën e rradhës stërvitore trajneri Gianni De Biasi ka konfiguruar edhe formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Lihtenshtejnit.

Surprizat nuk kanë munguar në këtë testim të skuadrës, ku e vecanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar.

Porta do të mbrohet si zakonisht nga Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të aktivizohen Hysaj, Mavraj, Gjimshiti si dhe Naser Aliji.

Në mesfushë përpara mbrojtjes do të luajnë Burim Kukeli dhe Amir Abrashi, raporton Super Sport.

Do të jenë 3 lojtarët që do të mbështesin Bekim Balajn në qëndër të sulmit.

Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qëndër dhe Azdren Llullku në të majtë.

Bekim Balaj në mungesë të Armando Sadikut do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë.

Në seancën stërvitore të pasdites të së martës, mungoi Ledian Memushaj, i cili po kryen terapi dhe vetëm të mërkurën do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo ndaj Lihtenshtejnit.

3 komente në “Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtejnit”

  1. ........ says:

    PO Kaçen pse nuk e aktivizon o trajner legen mjaft na çave trapin me kobat e tua , kaçe esht mesfushori me i mir SHQIPTAR mjaft na çave trapin me friken se te ikin kosovaret dhe le lojtaret tan ne stol ,ishalla humb me litejshtejnin dhe te ikesh te pirdhesh nga ke ardhur , mer komentator sporti ne dhe ver trajnera esht fajtori kryesor qe ne nuk kaluam grupin ne europian ky ginjol trajner.

  2. vedeta says:

    FUT Kaçen te luaj topin ne mesfush se esht lojtari me i mir i ksaj kombetare o tyç trajner, naj shpifi ky njeri me kto formacione me lojtar force qe nuk din te hapin lojen do te fitoj me formacionin e maqedonis nje mut do fitosh po nuk fute Kaçen dhe Memushajn ne mesfush trajner anadollak, nderton vetem formacion shkatrrus dhe kur i duhet fitorja pa tjeter.

  3. Plisi says:

    OOOOOOOOOO gazetare, ne cilen date luhet ndeshja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje