Presidenti lezhian ankohet: Vajzat seksi në stadium u prishën mendjen futbollistëve

4 Tetor 2016, 11:41Sport TEMA
Presidenti lezhian ankohet: Vajzat seksi në stadium u prishën mendjen

Besëlidhja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të sezonit në fushën e vet ku përballë kishte Tërbunin.

Megjithatë, edhe pse lezhjanët nuk arritën të merrnin fitoren e shumëpritur para tifozerisë së tyre, përsëri janë të bindur se do ta realizojnë objektivin që kanë, ngjitjen në Superiore.

Në sfidën e së dielës, të pranishme në stadium ishin edhe rreth 30 femra që garojnë për “Miss North Albania”, të cilat kishin veshur fanella të Tërbunit dhe mbështesnin pukjanët.

Në analizën e tij që i bën sfidës, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, thotë se lojtarët e tij janë hutuar nga femrat.

“Edhe pse të dielën në sfidën ndaj Tërbunit nuk arritëm që të merrnim fitoren, gjë për të cilën i kishim mundësitë, përsëri jemi në rrugën e duhur drejt objektivave. Ndeshja ndaj Tërbunit, edhe pse nuk u fitua, përsëri tregoi se Besëlidhja është e projektuar për Superiore, pasi zhvilloi një lojë voluminoze dhe duke krijuar shumë raste të patra shënimi, gjë që tregon kualitetin e futbollistëve që e përbëjnë. Pozitive është se ndeshja është ndjekur direkt në televizion, gjë që nuk ka nevojë për koment.

Siç duket, ‘Miss’-et e pranishme në tribunë ua prishën mendjen futbollistëve, të cilët në çastet më vendimtare shpërqendroheshin nga loja. Barazimi ndaj Tërbunit për ne nuk është fundi i botës, jo vetëm se jemi në hapat e para të kampionatit, por unë u besoj kualiteteve që kam ofruar në skuadër dhe për më tepër trajnerit Stavri Nica që është tepër profesionist edhe punëtor”, u shpreh Noka në prononcimin e tij për Panorama Sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje