Lajme të këqija për Kombëtaren: Dëmtohet Manaj, në dyshim edhe Armando Sadiku

3 Tetor 2016, 18:20Sport TEMA

Rei Manaj nuk do të jetë në dispozicion të Xhani De Biazit për ndeshjet e Kombëtares kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës. 19-vjeçari është i vetmi nga 26 lojtarët e listës së shpallur nga trajneri që nuk është bashkuar me skuadrën paraditen e sotme në Vaduz.

Sulmuesi i Peskarës pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes me Kievon të shtunën dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një problem të lehtë, por pas kontrolleve rezultoi se dëmtimi ishte më i rëndë.

Shqetësuese mbetet edhe gjendja e Armando Sadikut, i cili ndjen ende ndjen dhimbje në gjurin e dëmtuar para dy javësh. Sulmuesi i Zyrihut ende nuk është rikuperuar plotësisht, madje vetëm pak orë para mbërritjes në hotelin e Kombëtares ishte duke kryer disa vizita të tjera mjekësore për të parë më mirë gjendjen e tij.

Jo në 100 për qind të formës erdhi në grumbullim edhe Jahmir Hyka, i cili kaloi një gjendje gripale gjatë së dielës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje