Lista e kombëtares për dy kualifikueset e radhës: ndaj Lihtenshtejnit në transfertë (më 6 tetor) dhe kundër Spanjës në “Loro Boriçi” (më 9 tetor), pritet të ketë surpriza. Trajneri De Biazi duket se ka vendosur të nisë përtërimin e grupit kuqezi, jo se ka lojtarë me “afat skadence të mbaruar” në të, por sepse disa prej titullarëve të deridjeshëm po ngrohin stolat në klubet e tyre respektive. Ndaj, për t’i dhënë gjithsekujt hakun, për të vlerësuar atë që jep në fushën e lojës, duket se 60-vjeçari do të ndryshojë paksa kurs. Kjo nuk ka të bëjë me kundërshtarin, sepse një shkarje këmbe ndaj Lihtenshtejnit modest do ta kryqëzonte De Biazin, ndërsa duhet të përballet edhe me yjorët e Spanjës, kampionë Bote dhe Europe.
Nesër, në orën 11:00, kur të dalë në konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, do ta zbulojë listën trajneri kuqezi, por zërat për surpriza ka disa ditë që nuk mungojnë. Për herë të parë në kombëtaren e madhe merr ftesë Eros Grezda, kosovari i Lokomotivës së Zagrebit, i cili është kthyer në një golashënues të spikatur në Kroaci, edhe pse luan si mesfushor. Ai ka pak kohë në Kombëtaren U-21, por paraqitja e bërë në klubin përkatës e ka bindur De Biazin se duhet t’i japë një mundësi. Nëse përdor të njëjtin “kut” matës, De Biazi duhet të ftojë edhe Azdren Llullakun, i cili po shkëlqen në Rumani, ku është golashënuesi më i mirë i kampionatit atje. Ai ka qenë edhe më parë pjesë e kuqezinjve, si zbulim i vetë 60-vjeçarit nga Sarmede, ndaj nuk ka asnjë pengesë procedurale për t’u vënë sërish nën urdhërat e De Biazit.
Zërat thonë se jashtë kombëtares për këto dy ndeshje do të mbetet një sulmues tjetër, Shkëlzen Gashi, që po e udhëheq Colorado Rapids në MSL (SHBA). Ai shënoi dy gola në javën e fundit, njëri prej të cilëve mahnitës, nga distanca, ndaj nuk “ngel në klasë” nga meritokracia. Nëse rezulton kështu, mbetet që ta shpjegojë De Biazi “krastitjen” e tij, momentale apo përfundimtare, meqë nuk ia ka marrë dot kurrë maksimumin te kuqezinjtë, sikurse kanë bërë klubet e tij, Bazeli dhe Colorado Rapids. Prurja tjetër e re, që do ta ketë “sefte” me kombëtaren e madhe, pritet të jetë edhe Liridon Latifi, çka e zbuloi Andrea Agostinelli para pak ditësh. Edhe ai, një lojtar i spikatur te Shpresat e Redi Jupit. Me gjasë, kosovari i Skënderbeut do të spostojë Ermir Lenjanin, i cili ka humbur fare në klubin e tij francez. Gjithsesi, zyrtarizimi i listës, bashkë me shpjegimet përkatëse nga De Biazi, do të bëhet nesër, kështu që le të presim për të parë nëse përzgjedhja ka pasur një standard, apo disa të tillë…
Me pelqen, ska sentimentalizma ose vend te sigurte per senatoret. Keshtu duhet traineri, ai qe eshte ne forme ai te luaje. Redi jupi duhet te mesoje shume nga de Biasi..
SUKSESE .!!
Gashi dhe Sadiku jane krye forme , ndaj duhet oatjeter te hene ne loje ndaj Spanjes por edhe ndaj Lihtenshteinit
Duhet thene se lojtaret e kombetares jane ne forme , do Zoti ja fusim Spanjes se ata do vijn te lodhur ne ndeshjen kunder nesh
Pse paska surpriza edhe De Biazi ?
Ai gjithmone ka luajtur ” Parkim autobuzi para porte dhe hajde bejme ndonje sulm se mos ngecim ndonje gol ” .
Sa here ka provuar te luaje ndryshe e ka coroditur skuadren , kujtoni ndeshjen me Maqedonine , ku kundershtari kishte zgjedhur te bente te njejten loje , dhe lojtaret tane nuk dinin c’te benin ne fushe.
A thua do te luaje ndryshe xha Ganiu me Spanjen ????
Ah , po harrova qe kemi Lihteshtenjin me pare , por kjo ndeshje eshte me e veshtire se me Spanjen sepse me Spanjen s’ka c’ben tjeter xha Ganiu kurse me Lihteshtenjin duhet te fitoje !
LIKU. De Biazi eshte tranjeri me i sukseseshem i kombetares sone, akoma nuk kemi sulmues te mirefillet qe te mbaj 2 lojtare nga pas,prandaj ai siguron mbrojtjen per te patur nje pike dhe shfrytezon gabimet e kundershtarit,statistikat flasin per De Biazin do jemi ketu kur te ike dhe do ta shoihim tranjerin qe do ta marre kombetaren se ku do ta coje ,Per sa i perket ndeshjeve me Spanjen dhe Italine nuk i dihet rastesia eshte mbreti i botes, ketu do jemi dhe do diskutojme prape vecse ta kesh te carte qe edhe atyre do tu marrim pike.