Shpallet lista, ja yjet e Spanjës që do të vijnë në Shqipëri

30 Shtator 2016, 13:45Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, shpalli sot listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë. “Furia e Kuqe” do të ndeshet fillimisht me Italinë në “Juventus Stadium” të Torinos më 6 tetor, ndërsa kuqezinjtë do të kenë një përballje të lehtë kundër Lihtenshteinit.

Kajehon, Isko, Naço dhe portieri Serxho Riko janë emrat e rinj që do të udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u përballur me kuqezinjtë më 9 tetor në duelin e tretë për Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Andres Injesta rikthehet pas mungesës në grumbullimin e fundit për shkak dëmtimi, ndërsa mbeten jashtë portieri Iker Kasijas dhe mesfushori Cesk Fabregas. Nga skuadra e grumbulluar për ndeshjen ndaj Lihtenshteinit në shtator janë lënë jashtë Adrian, Bartra, Azpilikueta, Mata dhe Pako Alkaser, ndërsa sulmuesi i Realit, Marko Asensio do të luajë me Spanjën U-21, raporton Panorama Sport.

Lista e plotë:

Portierë: David de Gea (Mançester Junajtid), Pepe Reina (Napoli),Serxho Riko (Sevilja);

Mbrojtës: Hordi Alba (Barcelona), Xherard Pike (Barcelona), Serxho Ramos (Real Madrid), Dani Karvahal (Real Madrid), Serxhi Roberto(Barcelona), Naço (Real Madrid), Havi Martinez (Bajern Mynih);

Mesfushorë: Serxho Buskets (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Tiago Alkantara (Bajern Mynih), Saul Niguez (Atletiko Madrid),Koke (Atletiko Madrid), Isko (Real Madrid), Andres Injesta(Barcelona);

Sulmues: Alvaro Morata (Real Madrid), Lukas Vazkez (Real Madrid), Nolito (Mançester Siti), Hoze Maria Kajehon (Napoli), Diego Kosta (Çelsi), Vitolo (Sevilja).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje