Disa nga lojtarët e Colorado Rapids në një video të publikuar kanë zbuluar disa sekrete të kosovarit të Kombëtares shqiptare.
Kevin Doyle ka thënë se yllit të skuadrës amerikane i pëlqen të ndjekë modën.
“Gashit i pëlqen shumë moda, gjithnjë vishet mirë.
Më së shumti i kam zili kontratën e sponsorizimit me ‘Louis Vuitton'”, ka thënë Doyle.
Përveç veshjes, Gashit i është zbuluar se pëlqen edhe makinat e shtrenjta.
“E kam ndihmuar Gashin që të pajiset me patentë shoferi në SHBA.
Kam folur me atë në lidhje me makinën që ai ka ndër mend ta blejë.
Mësova që në Zvicër ai zotëron një numër të madh makinash, diçka shumë interesante”, ka zbuluar Bobby Burling.
Ndërsa tre bashkëlojtarë të tjerë të Gashit kanë vërejtur se para dhe pas stërvitjes apo ndeshjes, kërkon që t’i bëhet masazh në këmbë. Siç thonë ata, sulmuesi kërkon që t’i bëhet edhe terapi me akull në gjunjë dhe kofshë…/ KD
se mos I bejn edhe ndonji gje tjeter atje siper midis dy kofshve nga mbrapa…