Boksierja e talentuar e Kosovës, Donjeta Sadiku, është kampione e Evropës për juniore në kategorinë 57 kg.
Ajo mundi dje në finale ukrainasen Marija Cherednichenko.
Ky është suksesi i dytë i saj i madh në karrierë, pasi që një vit më parë ishte nënkampione e botës për kategorinë “junior”.
Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, një tjetër sukses i madh vjen për sportin Kosovar.